BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Sali Berishën e hodhën nokaut 35 deputetët e Grupit Parlamentar të PD

Spartak Ngjela: Sali Berishën e hodhën nokaut 35 deputetët e

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka komentuar Kongresi e 30 prillit të mbledhur nga Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Ajo që i ndodhi Saliut në këtë kongres, i cili e la atë pa forcë politike, ka ndodhur edhe në ndeshjen e dy boksierëve profesionistë në vitet shtatëdhjetë. Saliun e hodhën nokaut 35 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kurse boksierin...

I.

Boksieri Xhon kishte dhjetë vjet që e kishte lënë boksin.

Por, kur e pa me vëmendje kampionin e boksit të peshës së rëndë, Xheksin, Xhoni u bind se ai ishte nën nivelin e formës së tij.

Dhe i kërkon ndeshje kampionit.

Xheksi u habit, po ia plotësoi kërkesën.

Ndeshja do të zhvillohej në datën 30 prill të vitit 1975.

Stadiumi në atë ditë ishte plot.

Do të ndesheshin kampioni aktual i botës me ish kampionin e botës të vitit 1965.

"Do ta mund që në raundin e parë", tha Xhoni.

Dhe hynë në ring.

Xhoni filloi me furi. Kurse Xheksi e linte dhe nuk e godiste fort. Një pjesë shumë e vogël e stadiumit thërriste për Xhonin.

Xheksi qeshte.

Trajneri i Xheksit, pasi e pa që Xhonit, ish kampionit të botës, i kishin rënë reflekset, i tha Xheksit ta mëshironte Xhonin që të zgjatej ca loja.

Por Xheksi nuk ia zbatoi porosinë trajnerit dhe i dha një grusht Xhonit dhe e hodhi atë nokaut.

ll.

Kështu e hodhën edhe Saliun 35 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sepse të 35 deputetët nuk pranuan as të shkelnin ligjin, as të pranonin Saliun dhe as të mos e pranonin Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.

Të katër këta aspekte vijnë dhe konvergojnë në një pikë: kanë rrëzuar Saliun politikisht në funksion të Partisë Demokratike.

Por, a do të dalë sërish në ring Saliu.

Nëse nuk do të veprojë drejtësia, ai sërish do të dalë në ring për të fituar Partinë Demokratike, por sërish do të jetë në pozicionin e boksierit Xhon.

Nokauti i Saliut i para pesë ditëve, është i pakthyeshëm.

Pse.

Sepse forca e një partie demokratike janë deputetët e saj. Kurse kjo kohë tregoi që 35 deputetët, që janë shumica absolute e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, nuk e tradhtuan e as nuk e shkelën me këmbë popullin e tyre që i ka zgjedhur për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët.

Më të lexuarat