BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit do godasin të gjitha ligësitë antishqiptare

Spartak Ngjela: SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit do godasin

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet entuziast për mbledhjen e përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në 25 shtator që do të mbahet në Shkodër. Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokat Ngjela theksoi se ky takim është i domosdoshëm, pasi sipas tij, të dyja qeveritë, nuk kanë pasur kurajë të bënin marrëveshje të karakterit politik dhe ekonomik deri më tani. “Në 25 shtator është vendosur mbledhja e përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës. Mbledhja do të mbahet në Shkodër. Gjithsesi, duke u nisur nga fakti që deri tani, të dyja qeveritë, nuk kanë pasur kurajë të bënin marrëveshje të karakterit politik dhe ekonomik, a janë tërhequr tani për të ecur drejt shqiptarizmit dhe të kenë parasysh këto pyetje”, deklaroi ai. Më tej avokat Spartak Ngjela u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe pritshmëritë që kanë qytetarët për drejtësinë e re, për të cilën u shpreh se beson se falë politikës amerikane do të ndryshojë gjithçka. Ngjela theksoi se do të jetë SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit që do t'ua bëjë të qartë shqiptarëve të gjithë ligësinë antishqiptare të të korruptuarve të nivelit të lartë në Shqipëri. “Deri tani nuk ka gjë. Kemi marrëveshje të këtij lloji midis Tiranës dhe Beogradit dhe Beogradit dhe Prishtinës; por asnjë marrëveshje të tillë midis Tiranës dhe Prishtinës politike. E kuptoni se çfarë qeverish i drejtojnë shqiptarët në të dy shtetet e tyre sot? Pse janë të tilla? Sigurisht, sepse është ajo arsyeja e parë që theksuam më lart... Po politika amerikane, nuk do t'i detyrojë ta ndryshojnë këtë rrjedhë? Sigurisht që duhet të ndërhyjë dhe t'i detyrojë të dyja palët që të hyjnë në një kooperim historik të të dy shteteve, për të hapur udhën e strukturuar drejt bashkimit kombëtar. Çfarë hapash të tjerë duhet të hedhin? Urgjentisht duhet të krijojnë një fondacion me drejtim ekspertësh ndërkombëtarë. Fondacioni duhet të ketë një fond të lirë prej 500 milionë ose 1 miliard eurosh, për të ngritur universitetin shqiptar prestigjioz të nivelit të lartë, sepse të dy shtetet shqiptare kanë nevojë urgjente që të investojnë në intelekt. Kjo do të sjellë përmbysjen reale të mediokritetit në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe kurrë mos mendoni që kjo gjendje është krijuar nga rasti. Jo. Por do të jetë SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit që do t'ua bëjë të qartë shqiptarëve të gjithë ligësinë antishqiptare të të korruptuarve të nivelit të lartë në Shqipëri”, nënvizoi Ngjela.

Më të lexuarat