BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Spartak Ngjela: Stërvitja ushtarake e NATO mesazh për njerëzit e Moskës në Tiranë, Meta ka filluar të struket, SHBA i prishi skenarët destabilizues

Spartak Ngjela: Stërvitja ushtarake e NATO mesazh për njerëzit e

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje qëndrimet e opozitës dhe presidentit Ilir Meta për mosnjohjen e zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka kujtuar thirrjet e Metës për revolucion teksa ka treguar se përse dështoi plani i presidentit. Ai u shpreh se mosnjohja e zgjedhjeve dhe pretendimi për manipulim u përdor nga presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha si një pretekst për të krijuar kryengritje. Sipas Ngjelës ky pretekst u bë publik dhe i qartë nga veprimet e papërmbajtshme të Metës për mbrojtjen e votës para se të kryheshin votimet.

“Është ende një turp historik përsëritja e refrenit antidemokratik të mos-njohjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Në fakt, ishte preteksti për kryengritje, kur Berisha - Meta e kishin si përmendje parazgjedhore pretendimin me refren: "zgjedhjet do të manipulohen". Por, pa asnjë provë. Pretendimi se një proces kushtetues është zhvilluar në kushte joligjore, pa paraqitur prova, është pretekst. Po ky pretekst përse u hodh në konsum publik? Këtë e shprehu presidenti në shkarkim Ilir Meta, kur nuk u përmbajt dhe foli për represion popullor në mbrojtjen e votës, përpara se sa të kryheshin votimet: domethënë na foli për kryengritje”, tha ai. Ngjela u shpreh se kryengritja e revolucionarit Meta dhe gjithë atyre që flisnin për manipulimin zgjedhor nuk u bë pasi kryengritësit janë strukur. Ai tha se kjo gjë ka ndodhur për shkak se këta revolucionarë janë trembur nga stërvitja ushtarake e NATO, Defender 21. Sipas avokatit , kjo stërvitje, e cila është kundër Rusisë ka arritur të prishë çdo plan destabilizimi në Ballkan. “Po tani që kalanderët e "revolucionit për votën" janë të humbur dhe po llomotisin për "manipulim zgjedhor", ku e kanë kryengritjen? Kryengritësit janë strukur. Dhe, e dini pse? Sepse i ka trembur stërvitja Defender 21 me trupat amerikane në Durrës e kudo në Shqipëri. Kjo është një stërvitje ushtarake e NATO në mbrojtje kundër Rusisë, e cila po ndërhyn për destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe të vendeve të Mesdheut e të Lindjes së Mesme”, tha Ngjela.

Ngjela flet për “Defender 21”

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se në vendin tonë janë ekspertët e NATO ata që vendosin stabilitetin në Shqipëri. Ai tha se të gjithë revolucionarët duhet ta kuptojnë se provat janë ato që krijojnë besimin nëse është procesi i zgjedhjeve ligjor apo jo. Ngjela u shpreh se çdo lëvizje destabilizuese në Shqipëri, është në favor të Rusisë, por stërvitja ushtarake e NATO nuk do ta lejojë destabilizimin. Ai tha se nëse revolucionarët e Metës dhe Berishës kanë prova duhet të paraqiten para gjykatës, jo të kryejnë veprime të tjera, të cilat sipas tij kanë lidhje me destabilizimin. “E dinë këta trima që janë ekspertët e NATO që vendosin çështjen e stabilitetit të Shqipërisë sot, kur këtu janë mbi 8000 forca ushtarake amerikane? E dinë këta revolucionarë që, është prova ajo që krijon besimin nëse ky proces është ose jo ligjor? E dinë revolucionarët e Metës dhe Berishës që Defender 21 është stërvitje ushtarake e NATO kundër Rusisë, e cila kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor? E dinë këta që çdo lëvizje destabilizuese në Shqipëri, është në favor të Rusisë? E dinë këta që Rusia paguan media dhe individë për të krijuar terrenin e destabilizimit të Shqipërisë? E dinë këta revolucionarët e Tiranës përmbajtjen e Traktatit të Atlantikut Verior, për çdo anëtar të NATO, i cili kërcënohet nga Rusia? Theksi demokratik është ky: po keni prova, paraqituni para një gjykate, në Shqipëri dhe në Strasburg. Veprimet e tjera ju rrezikojnë, sepse nuk kanë lidhje me zgjedhjet, por me destabilizimin e vendit dhe Shqipëria sot është shumë e mbrojtur”, tha ai.

Më të lexuarat