Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Politike

Spartak Ngjela: Tirana dhe Prishtina shumë shpejt do formojnë Shqipërinë Etnike, ja pse Beogradi kërkon prishjen e aleancave me SHBA

Spartak Ngjela: Tirana dhe Prishtina shumë shpejt do formojnë

Avokati Spartak Ngjela vazhdon të përforcojë idenë e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, nga ku do lindë një shtet i tretë i quajtur Ilirida. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela u shpreh se Beogradi, që mbështetet nga Moska, kërkon prishjen e aleancave mes Shqipërisë dhe SHBA, duke shtuar se qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë forcën e tyre kundër serbëve. “Përballë një situate të tillë, pse bërtet me frikë Beogradi dhe Moska se po formohet Shqipëria e Madhe? Po pse, nuk po e sheh Beogradi që shpejt do të dalë një shtet i tretë në Ballkanin Perëndimor dhe mendohet të quhet Ilirida? Pse si mendoni, edhe ju si orekset serbe, që ëndërrojnë prishjen e aleancës Amerikë-Shqipëri: nuk e dini ju që gjithçka sot në afirmimin e shtetit të tretë shqiptar dhe pavarësinë e njohur botërisht të Kosovës, është politika e Shtëpisë së Bardhë? E pra, në funksion të kësaj tabloje të historisë aktuale, si mendoni ju, a duhet të armatosen me ushtri moderne Shqipëria dhe Kosova? Sigurisht që po, sepse shqiptarët sot duhet të tregojnë forcë në fshirjen e plehrave në plehërishtën beogradase, në Prishtinë dhe në Tiranë, dhe të ndërtojnë armatën e tyre moderne Shqipëri-Kosovë, si garantin racional të Shqipërisë Etnike”, tha Ngjela. Avokati tregoi më tej edhe kufijtë e Shqipërisë Etnike, ku shtoi se ky është një proces historik që do të ndodhë së shpejti. “E pra, për të gjithë këtë tiradë historike që shprehëm, një gjë është realitet i sotëm historik: nuk ka as Shqipëri të Vogël dhe as Shqipëri të Madhe, por ka vetëm Shqipëri Etnike, që fillon në Prevezë, Kalon në Tiranë, shkon në Shkup dhe në Prishtinë, e që mbaron në Nish. Ky është procesi historik shqiptar, por, se deri ku do të arrijë, askush nuk e di; veçse, ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është një fakt real që na jep të drejtën të arsyetojmë. Kjo është koha jonë. Keni për ta parë”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij.

Më të lexuarat