BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Politike

Spartak Ngjela: Vlerësimi për Dvoranin sinjal se Ilir Meta do të goditet i pari nga SPAK, presidenti nuk i shpëton revanshit amerikan

Spartak Ngjela: Vlerësimi për Dvoranin sinjal se Ilir Meta do të

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar arrestimin e Ilir Metës. Dy ditë më parë departamenti amerikan i shtetit renditi gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 emrave të spikatur në luftën anti korrupsion dhe sipas avokat Ngjelës ky është një sinjal se arrestimet e SPAK në politikë do të nisin me presidentin. Avokati u shpreh se duke u bazuar në histori të mëparshme bandat e krimit të organizuar shtetëror eliminohen atëherë kur goditet pika e tyre qendrore. Ngjela tha se gjyqtari Ardian Dvorani është pika qendrore e cila politika amerikane kapi. “Historia na ka mësuar, se bandat e krimit të organizuar shtetëror fillojnë të eliminohen, pasi ndër to kapet një pikë qendrore ku kanë abuzuar krerët, dhe kjo pastaj bëhet mekanizmi i goditjes penale. Dje, politika amerikane, në luftën antikorrupsion në Shqipëri, e kapi saktë pikën qendrore ku kishte rënë brenda korrupsioni i lartë shtetëror. Kjo ishte figura e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili u laurua nga Departamenti i Shtetit amerikan ndërkombëtarisht si figurë e lartë anti-korrupsion. Kjo kapje e nivelit të lartë e politikës amerikane, dhe, edhe skema antikrim në Shqipëri, na dha të kuptuar që goditja e parë e SPAK-ut me padi penale, pritet të jetë Ilir Meta”, u shpreh avokati. Ai tha se politika amerikane tashmë e ka shpallur Dvoranin një figurë ndërkombëtare  për luftën ndaj korrupsionit dhe sipas Ngjelës figurat që promovohen nga politika amerikane, më pas vendosen në krye të shtetit. Avokati u shpreh i sigurtë se Meta do të shkarkohet nga posti i presidentit dhe në vend të tij do të vendoset Dvorani. “Sepse këtu del kjo pyetje: si mendoni ju, nuk e ka ditur politika amerikane që Dvorani u hoq si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë nga Meta? Dvorani tani është figurë ndërkombëtare me moral të lartë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Si rregull, figura të tilla që promovohen nga politika amerikane në një luftë antikorrupsion, janë presidentë të ardhshëm të shtetit ku ata kanë drejtuar luftën kundër korrupsionit. Prandaj kuptohet që edhe zoti Dvorani drejt presidencës do të shkojë, pas shkarkimit të Ilir Metës. Le të presim se si do të precipitojnë ngjarjet”, u shpreh ai.

Ngjela flet për SPAK

Avokat Ngjela u shpreh se ky titull që politika amerikane dha për Dvoranin ishte një goditje e rëndë për ata që e kanë luftuar atë. Avokati tha se Departamenti i Shtetit amerikan do të sjellë fundin e mbretërisë së të korruptuarve në kryeqytet. Ngjela u shpreh se politika amerikane e nisi procesin  e luftës anti korrupsion kundrejt Metës por edhe dosje të tjera janë nëpër duart e SPAK. Sipas avokatit është nisur një punë e fuqishme nga SPAK ku presidenti do të jetë  pari që do të goditet. “Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin. Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit. Departamenti i Shtetit amerikan tha sot me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë. Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e anti korrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën. Po të tjerët?Në fakt, ndërkohë, dosjet i ka nëpër duar SPAK-u. Por, a do të veprojë SPAK në këto kohë? Duke u nisur nga kjo që dëgjuam sot, SPAK-u kuptohet se paska filluar punë me temp të fuqishëm. Kurse Shqiptarët po presin konkreten”, tha Ngjela. 

Më të lexuarat