BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Spastrime masive në PD, mbi 10 ish-deputetë mbeten jashtë listave të 25 prillit, nga Salianji, te Gjunkshi e Hasa, ja të skualifkuarit nga komisioni

Spastrime masive në PD, mbi 10 ish-deputetë mbeten jashtë listave

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm ka mbyllur procesin e verifikimit, duke i çuar Kryesisë së Partisë Demokratike listën me 326 emra që janë përzgjedhur. Anëtarësia e Partisë Demokratike votë-besoi për të qenë pjesë e listave 498 emra kandidatësh në të gjithë vendin, ndërkohë që nga faza e tretë dhe e fundit, komisioni vlerësoi vetëm 326. Por ajo që bie në sy është se Komisioni i Vlerësimit ka përjashtuar disa emra të njohur të ish deputetëve, të cilët dolën nga zgjedhjet e vitit 2017. Ish deputeti Ervin Salianji ndonëse u kualifikua nga anëtarët e PD në Qarkun e Korçës, ai është lënë jashtë listët Komisioni. Ka mbi 10 ish-deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2017 të cilët janë skualifikuar nga PD ku ndër të tjerë janë Nada Meçorapja, Endri Hasa, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu. Ndërkohë që dy emra të tjerë që flitet se janë lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerësimit është edhe Flamur Noka dhe Orjola Pampuri, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar nga selia blu. Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra. Faza e parë ishte propozimi nga baza në degët e Partisë Demokratike, më pas lista u kthye sërish te anëtarësia pas seleksionimeve për të skualifikuar të padëshiruarit dhe faza e tretë ishte filtri i fundit nga komisioni. Pas kësaj faze të fundit, tani është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së që pritet që të vendosin për emrat që do të jenë në lista, pra 140 kandidatët finalistë. 80 për qind e kandidatëve janë nga lista që ka nxjerrë Komisioni i Vlerësimit do të zgjidhen nga Kryesia, ndërsa 20 për qind e kandidatëve do të propozohen nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe Kryesia jashtë kësaj liste. Në fund Këshilli do të votojë dhe do të zgjedhë 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por gjatë votimeve në bazat e PD pati edhe “surpriza”, ku emra të cilët ishin të njohur në PD ngelën jashtë listave.

Reagon anëtarja e Komisionit të Vlerësimit

Pasi Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike përfundoi punën për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarja Enriketa Papa dha detaje se si u zgjodhën emrat finalë që do t’i kalojnë kryesisë. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se kriteri i parë në hartimin e listës ka qenë maksimizimi i votës për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme. “Metodologjia është e larmishme, por kriteret finale që konsideruam në hartimin e listës për t’ia përcjellë kryesisë, kriteri i parë ka qenë maksimalizimi i votës, puna në strukturat e partisë dhe njohja e terrenit dhe përshtatja me terrenin ku do të punojnë për të maksimalizuar votën për të qenë pjesë fituese në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo. Për anëtaren e komisionit, lista e kandidatëve për deputetë e demokratëve do të jetë përfaqësuese për shkak të emrave që janë kualifikuar. “Njerëz intelektualë, që vijnë nga bota akademike, njerëz profesionistë, por edhe me një eksperiencë të gjatë në PD, por edhe të rinj, ka larmishmëri emrash dhe personalitetesh, mendoj se do të jetë një listë dinjitoze”, u shpreh anëtarja e Komisionit të Vlerësimit Enriketa Papa.

Ja procedurat e përzgjedhjes

Në udhëzimin për zgjedhjen e kandidatëve në PD janë evidentuar edhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, duke treguar edhe fazat në të cilën kalon. Aty thuhet se është Kryesia e PD ajo e cila zgjedh kandidatët nga lista që ka konfirmuar anëtarësia, të cilët më pas i paraqiten Këshillit Kombëtar në bllok. “Kryesia e Partisë përzgjedh kandidatët zyrtar të Partisë në zgjedhje nga Lista e Kandidatëve të konfirmuar nga anëtarësia. Kryesia e Partisë kujdeset që të garantohen raportet e përfaqësimit të përcaktuara në pikën 6 të këtij udhëzimi. Lista e kandidatëve i paraqitet për miratim final në bllok Këshillit Kombëtar, sipas afateve për caktimin e kandidatëve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën finale, kalojnë në listën e kandidatëve që i shtyhet aprovimi”, thuhet në udhëzim.

Më të lexuarat