BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Politike

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,

Zbardhen emrat e prurjeve të reja në lista e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet parlamentare duket se janë tejet vendimtare për vendin dhe për të ardhmen politike të shumë liderëve dhe partive. Të gjitha subjektet politike kanë nisur prej kohësh fushatën elektorale, me qëllim që të çojnë sa më shumë vota në hambarin e tyre. Njëra prej këtyre forcave politike është Partia Socialiste, e cila ka shfaqur hapur dëshirën dhe ambicien për të marrë një mandat të tretë qeverisës. Për këtë arsye, të gjitha strukturat dhe eksponentët e PS kanë nisur të bëjnë kalkulimet dhe të përzgjedhin figurat më të mira për t’i hedhur në sheshin e betejës të dielën e 25 prillit. Kështu, gazeta ka mësuar se ndryshe nga sa kemi parë në dy palë zgjedhjet e fundit, socialistët kanë menduar që të shkojnë në këto zgjedhje me një listë të fortë dhe me emra me peshë. Sipas burimeve të sigurta nga selia rozë, kryeministri Rama ka vendosur që të fusë në listë thuajse të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, ndërsa pjesë e saj pritet të jenë edhe zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Rama fut në lista ministrat jo deputetë

Po kush janë emrat e parë që gëzojnë mbështetjen e bazës socialiste dhe kryesocialistit Edi Rama? Emrat e parë janë ministrat, të cilët tashmë e kanë siguruar një vend në listat fituese të Partisë Socialiste, ndërkohë që bie në sy fakti se disa prej tyre nuk kanë aktualisht mandat deputeti, ç’ka do të thotë se ata do të sposptojën veteranët apo deputetët joaktivë dhe gjumashë. E para është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është parë çdo ditë në njësinë numër 7 në Tiranë duke bërë fushatë dhe treguar se tashmë ajo është një nga kandidatët e PS. E dyta është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila gjithashtu nuk ka mandat deputeti, por që në këto zgjedhje do të jetë kandidate në listat fituese në qarkun e Tiranës në zonën e Kombinatit. Po ashtu, një ministre tjetër që nuk ka mandat deputeti dhe që pritet të jetë kandidate nën siglën e Partisë Socialiste është ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Nga ana tjetër, listës së socialistëve tanimë i janë bashkuar edhe disa zv/ministra, të cilët do të jenë kandidatë për deputetë, si zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në Qarkun e Fierit, zv/ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj në Kavajë. Po ashtu, mësohet se kandidatë për deputetët pritet të jenë edhe drejtoi i Postës Shqiptare, Laert Duraj; ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe ish-ministrja e ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato. Ndërkohë kandidatë për deputetë, pritet të jenë edhe disa prurje nga LSI, si ish-ministrat Lefter Koka dhe Nasip Naço, si dhe ish-shefi i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Alqi Bllako. Ky i fundit do të jetë në listat e PS në njësinë numër 1 në Tiranë, ndërsa Koka në Durrës dhe Naço në Berat.

Ja kush rrezikon largimin

Pra, me këto plot 11 prurje të reja, Partia Socialiste hyn në fazën e spastrimit, ku në grup 11 nga deputetët aktualë rrezikojnë largimin dhe moskandidimin, për shkak të prurjeve të reja. Po ashtu, emra që rrezikojnë largimin dhe për rrjedhojë edhe mos kandidimin janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk ka qenë aktiv në takime elektorale apo edhe disa prej deputetëve që kanë qenë në “gjumë” dhe aspak aktivë në bazë. Ndërkohë mësohet se edhe disa nga deputetët aktualë që janë anatemuar dhe lakuar si të lidhur me grupet kriminale, pritet të moskandidohen dhe largohen nga PS, kjo edhe për shkak të presionit të madh të ndërkombëtarëve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkaq, nga deputetët aktualë pritet të ketë vend në lista të sigurta për ata që janë ekspertë dhe profesionit si zonja Vasilika Hysi apo Klotilda Bushka.

Më të lexuarat