Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spiropali: Opozita ka dalë në rrugë nga frika e reformës në drejtësi, mazhorancën nuk e pengojnë dot 50 veta

Postuar: 16/06/2019 - 08:07

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali sulmoi drejtuesit e opozitës, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin e Republikës Ilir Meta. Gjatë takimit elektoral me banorët e Kolonjës, Spiropali deklaroi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë sot në rrugë, sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi. Ajo tha se PS është alternativa e duhur për ta votuar, duke shtuar se ka qeverisur me pasion për vendin. “Është Reforma jonë në Drejtësi që i ka trembur dhe kanë dalë me çeta rrugëve, por nuk na marrin dot peng, nuk e marrin dot peng Shqipërinë. Më 30 qershor të gjithë kolonjarët duhet të votojnë ashtu siç i ka hije, për të treguar që Shqipëria ka rend, ka ligj dhe Shqipëria do të bëhet dhe një çetë kaçakësh nuk na nxjerr dot nga kjo rrugë. Edhe në 1997 Kolonjarët rrinin në radhë për të paguar energjinë elektrike. Tani është detyra jonë ët organizohemi me qetësi dhe të shkojmë në qendrat e votimit për të hedhur votën, për të treguar se jemi europianë”, tha Spiropali. Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin deklaroi se mazhorancën nuk mund të pengojnë 50 vetë që kanë dal në rrugë për të penguar kryeministrin. “Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën. Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju. Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se Partia Socialiste meriton të votohet”, u shpreh ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali. Po ashtu, në një reagim më herët, Spiropali u shpreh se besimi i qytetarëve do të kthehet pas përmes punës. Në një postim në rrjetin social, ajo ka ndarë momente të takimit me banorët e zonës së Kolonjës. “SELENICË- Nga takimet, bashkë me Erionin, mësuam shumë nga urtësia e banorëve të kësaj zone. Besimin e dhënë do t’ua kthejmë pas vetëm me punë. PS 30”, deklaroi Spiropali. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 22:12

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Real Story”  tha se presidenti Ilir Meta ka edhe një dhe alternativë  kundërt, atë të shpëtimit nga burgu.

Postuar: 20/11/2019 - 23:25

Avokati Spartak Ngjela beson se faktori ndërkombëtar (SHBA dhe BE) nuk kanë për t’i pranuar

Postuar: 20/11/2019 - 22:58

Analisti Gjekmarkaj e ka cilësuar Ngjelën si zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri.

Postuar: 20/11/2019 - 21:59

Ish-deputeti demokrat, me anë të një statusi në “Facebook”, kujton se Partia Demokrat

Postuar: 20/11/2019 - 21:55

Pas Majlinda Bregut e cila shkëmbeu dorën me Merkel dhe Ursula von der Leyn, tre ish-deputetet e

Postuar: 20/11/2019 - 21:50

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Postuar: 20/11/2019 - 21:48

Avokati Spartak Ngjela ka befasuar me deklaratën mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kry