Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sponsorizime dhe skenar rus për të destabilizuar vendin pas futjes së NATO në Kuçovë, pritet dhunë në protestën e PD-LSI

Postuar: 16/02/2019 - 09:20

Opozita shqiptare rrezikon të çojë vendin drejt destabilizimit. Sot militantët e PD dhe LSI do të protestojnë para Kryeministrisë dhe të dhënat e para janë se do të ketë skenarë dhune. Të gjithë militantët janë porositur për të sulmuar Kryeministrinë dhe paralizuar një prej zonave kryesore të Tiranës. Por kujt i intereson një situatë e tillë? Pse protesta e opozitës vjen në këtë moment? Të gjitha të dhënat të çojnë se kemi të bëjmë me një skenar përtej PD dhe LSI. Ndër shtetet që duan destabilizim në Ballkan është Rusia. Gazeta ka treguar disa herë se si zyrtarë të lartë në vend punojnë për interesa të Moskës. Madje kohët e fundit individë si Sali Berisha, Ilir Meta dhe njerëz pranë tyre kanë treguar se më shumë janë pro interesave ruse, se sa atyre amerikane. SHBA po këmbëngul për një marrëveshje Kosovë-Serbi, por të vetmit që dalin kundër janë Meta-Berisha. Nëse analizohet situata, opozita e di që nuk vihet dot në pushtet me dhunë. Në asnjë vend europian nuk ka ndodhur deri më sot që një parti të marrë pushtetin duke sulmuar institucionet. Po ashtu ambasadat e BE, SHBA, OSBE dhe institucione të tjera e kanë bërë të qartë se dhunë nuk tolerohet. Kjo tregon qartë se gjithë qëllimi është për të destabilizuar vendin, më tepër sesa të kemi një ndryshim qeverish. Vetë kryeministri e tha dy ditë më parë se kjo protestë përdoret dhe nga agjentura të huaja. Pra duket qartë se kemi të bëjmë me sponsorizime e skenarë rusë në protestën e PD për të çuar vendin drejt konfrontimit civil. Gjithçka po ndodh në një kohë kur NATO ka zbarkuar në vendin tonë. Në Kuçovë do ngrihet një bazë ushtarake tepër moderne dhe një ndër qëllimet e saj do jetë të luftojë ndikimin rus në Ballkan. Pra duket se agjenturat ruse janë shqetësuar dhe tani kanë nisur skenarët për të destabilizuar vendin.

Ndikimi rus

Gazeta ka mësuar se ditën e sotme do të ketë skenarë dhune. Policia gjithashtu ka treguar se janë pajtuar njerëz me rekorde të forta kriminale për të udhëhequr turmën drejt hollit të Kryeministrisë. Pra me pak fjalë, Sali Berisha po tenton një ’97 të dytë. Nëse bëhet një analizë e situatës politike në rajon, kanë dalë në dritë fakte se kanë qenë shërbimet ruse ato që kanë shkaktuar kriza në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e vende të tjera. Në Mal të Zi, Rusia ndërhyri madje dhe në zgjedhje e kjo detyroi SHBA ta fuste Malin e Zi në NATO. Në Maqedoni dihet çfarë ndodhi, pasi Gruevski po ashtu ndoqi të njëjtët skenarë duke shkaktuar dhunë dhe terror në Parlament dhe jashtë tij, njësoj si opozita sot. Grusveski është njeri i rusëve dhe po ashtu ndër miqtë e tij më të mirë në Tiranë janë Berisha e Meta. Po ashtu Maqedonia po hyn tani në NATO. Edhe në Serbi, Moska po lobon fort që të mos e lejojë Vuçiç të njohë Kosovën. Të gjitha këto bënë që NATO të ndërtojë bazë ushtarake në Kuçovë, me qëllimin për t’u dhënë fund ndikimeve të Moskës. Por pak pasi gjenerali i NATO erdhi në Tiranë dhe detajoi planin e bazës së Kuçovës, opozita vendosi të dalë në protesta. Madje këtë herë synohet dhunë dhe përplasje fizike me policinë. Të gjithë treguesin thonë qartë se kemi të bëjmë me një skaner rus në Tiranë në mënyrë që të bllokohen negociatat, të bllokohet reforma në drejtësi dhe Shqipëria të hyjë në kaos. Opozita këtë po tenton dhe se sa do e arrijë mbete të shihet. Por policia ka hartuar një plan të fortë masash dhe sinjalet janë se do kemi konfrontime mes protestuesve dhe forcave blu.  

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 20:04

Pasi deklaruan ndryshimin e kryetarit të grupit dhe reagimit të Rudina Hajdarit për të kundërtën, bëhet publike dhe shkresa zyrtare që deputetët demokratë i kanë drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Postuar: 14/10/2019 - 19:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si rrallë ndonjëherë ka folur në “Ftesë në 5&r

Postuar: 14/10/2019 - 19:27

Deputetja, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupi

Postuar: 14/10/2019 - 19:04

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi t

Postuar: 14/10/2019 - 18:56

Partia Demokratike shprehet se policia është vendosur përballë grave dhe fëmijëve që protestojnë

Postuar: 14/10/2019 - 18:45

Katër shtete të tjera të BE-së kanë dhënë aprovimin që të haapen negociatat me Shqipërinë.