BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Statuti penalizon Berishën, ja emrat që kanë në dorë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, dhjetori muaji vendimtar

Statuti penalizon Berishën, ja emrat që kanë në dorë

Pavarësisht entuziazmit se ka arritur firmat e nevojshme të delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha duket se do ta ketë të vështirë mbledhjen e këtij forumi. Pasi kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në qytetet kryesore të vendit, ku mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe “shpëtimi” i tij për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i partisë.

Parashikimet në statut

Por duket se ky premtim i Berishës për të mbledhur Kuvendin do të hasë vështirësi juridike brenda Partisë Demokratike. Shkak është bërë neni 43 i Statutit të Partisë Demokratike, i cili pritet të përplasë palët me njëra-tjetrën. Gazeta i ka bërë një analizë situatës, teksa rezulton se në pikën 2 të nenin 43 të statutit bëhet e ditur se Kuvendin Kombëtar e thërret kryetari i partisë, Kryesia e PD ose Këshilli Kombëtar. “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, thuhet në pikën 2 të nenit 43 të statutit të PD. Mirëpo duke qenë se në pikën dy të nenit 43 statutit të PD thuhet se dy forumet që thërrasin Kuvendin janë Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, firmat e mbledhura nga Berisha duhet të kalojnë pikërisht nga këto 2 organet, të cilat vendosin nëse do ta mbledhin Kuvendin. Kjo do të thotë se fatin e ish-kryeministrit e kanë në dorë anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar, shumica e të cilëve janë njerëz besnikë të Bashës. Kështu në Kryesinë e PD që ka 38 anëtarë bëjnë pjesë 4 nënkryetarët Alfred Rrushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, apo deputetët si Dhurata Çupi, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti. Ndërkohë që nga ana tjetër edhe në Këshillin Kombëtar paraqitet e njëjta situatë, ku shumica janë njerëz të Lulzim Bashës, pasi edhe ky organ ka në përbërje të zgjedhur me votë, deputetët dhe krerët e degëve të PD. Pra, nisur nga kjo analizë do të jetë Kryesia ose Këshilli Kombëtar që do të vendosë nëse do të mblidhet Kuvendi Kombëtar që kërkon ish-kryeministri Berisha. Kujtojmë që Berisha ka pas vetes gati 10 deputetë dhe tek tuk ndonjë anëtar, ndërsa gjithë pjesa tjetër siç janë krerët e degëve, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar janë pozicionuar në krah të Bashës.

Berisha plan për të thirrur në dhjetor Kuvendin

Megjithatë ndonëse pika 2 e nenit 43 të statuti të Partisë Demokratike mund të shkaktojë debat politik dhe juridik, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur entuziast para mbështetësve të tij, duke paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Gazeta ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka në plan që ta mbledhë Kuvendin në muajin dhjetor, ndërkohë që burime të afërta pranë tij pohuan se ai ka dëshirë që ky organ të mblidhet në datën 8 dhjetor, që përkon me Ditën e Demokracisë. Por sidoqoftë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duket se Berishës ia dikton edhe pika 2 e nenit 43 të statutit të Partisë Demokratike, i cili e thotë qartë që data kur thirret Kuvendi njoftohet një muaj para. Pra nëse bëjmë një llogari që Berisha ka edhe dy takime një në Kavajë dhe një në Lezhë, i bie që ai t’i mbyllë ato gjatë kësaj jave dhe nëse e vendos datën, i bie që Kuvendi të mblidhet në dhjetor. Madje sinjalin se ish-kryeministri Berisha do ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në dhjetor, e ka paralajmëruar në media edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri. “Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominante që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë”, deklaroi Kulluri.

38 anëtarët e Kryesisë së PD

1.      Lulzim Basha

2.      Gazment Bardhi

3.      Alfred Rushaj

4.      Enkelejd Alibeaj

5.      Jorida Tabaku

6.      Grida Duma

7.      Edi Paloka

8.      Flutura Açka

9.      Jemin Gjana

10.  Ervin Minarolli

11.  Arta Sakja

12.  Belind Këlliçi

13.  Ledina Mandia

14.  Flamur Hoxha

15.  Jonila Godole

16.  Ivi Kaso

17.  Greta Bardeli

18.  Taulant Zeneli

19.  Orjela Nebiaj

20.  Endri Hasa

21.  Albana Vokshi

22.  Arben Kashahu

23.  Ina Zhupa

24.  Agron Gjekmarkaj

25.  Aldo Bumçi

26.  Dhurata Tyli (Çupi)

27.  Ervin Salianji

28.  Fitim Zekthi

29.  Flamur Noka

30.  Gent Strazimiri

31.  Gert Bogdani

32.  Juela Hamati

33.  Kreshnik Çollaku

34.  Lindita Metaliaj

35.  Oerd Bylykbashi

36.  Orjola Pampuri

37.  Taulanda Jupi

38.  Tomor Alizoti

Ja disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

1.      Adriatike Lami

2.      Agest Kopellaj

3.      Agim Baçi

4.      Agim Sheta

5.      Agron Kapllanaj

6.      Agron Loka

7.      Agustin Kola

8.      Ahmet Prenci

9.      Aida Qoqja

10.  Aida Shehu

11.  Akil Kraja

12.  Alban Daci

13.  Albert Avduli

14.  Albert Kojku

15.  Albert Loci

16.  Besa Petriti

17.  Besart Logu

18.  Besmira Manaj

19.  Besnik Aliaj

20.  Besnik Dushaj

21.  Besnik Fuçia

22.  Blend Himçi

23.  Blendi Sulaj

24.  Blerim Tafani

25.  Bujar Hoxhaj

26.  Bujar Nishani

27.  Bujar Vreto

28.  Dashnor Visha

29.  Dava Marku

30.  Dëfrim Fiku

31.  Dëfrim Goma

32.  Denisa Vata

33.  Dritan Demiraj

34.  Eduard Rexha

35.  Eduard Selami

36.  Emiljano Dervishi

37.  Emiljano Kapllani

38.  Endri Hasa

39.  Enkelejda Rica

40.  Enkelejda Sallaku

41.  Enno Bozdo

42.  Enriketa Papa

43.  Entela Shehaj

44.  Eralda Bano (Tase)

45.  Ervin Minarolli

46.  Ervis Xhako

47.  Eugen Isaj

48.  Fatbardh Kadilli

49.  Fatbardh Sallaku

50.  Fatbardha Kadiu

51.  Fitim Zekthi

52.  Gazmend Oketa

53.  Gëzim Demushi

54.  Grigels Muçollari

55.  Indrit Sefa

56.  Indrit Vokshi

57.  Ivi Kaso

58.  Izmira Ulqinaku

59.  Kasëm Mahmutaj

60.  Laura Vorpsi

61.  Lediana Fratari

62.  Ledina Aliolli

63.  Ledina Mandia

64.  Liljana Bica

65.  Lulzim Omuri

66.  Lume Elezi

67.  Majlinda Prendi

68.  Mateo Spaho

69.  Megi Balliu

70.  Mimoza Hasekiu

71.  Nadire Meçorapaj

72.  Naim Gazidede

73.  Naim Hasani

74.  Namir Lapardhaja

75.  Ndricim Babasi

76.  Ndriçim Mehmeti

77.  Nevila Xhindi

78.  Nezir Rizvani

79.  Niko Shupuli

80.  Olsi Karapici

81.  Onelda Zefi

82.  Orjela Nebiaj

83.  Orsela Aga

84.  Osman Metalla

85.  Patrik Sadikaj

86.  Paulin Marku

87.  Pëllumb Berisha

88.  Pellumb Brusha

89.  Pëllumb Nako

90.  Pellumb Seferi

91.  Përparim Caca

92.  Përparim Shametaj

93.  Petrit Doda

94.  Rajmonda Bulku

95.  Rajna Tullumani

96.  Ramadan Likaj

97.  Ramiz Çobaj

98.  Red Varaku

99.  Redon Zogaj

100.                      Renald Rista

101.                      Resilda Kalija

102.                      Rezart Tusha

103.                      Robert Budina

104.                      Roberto Caparota

105.                      Roland Bejko

106.                      Salvador Kaçaj

107.                      Sandër Kovaçi

108.                      Sara Bodo

109.                      Selami Xhepa

110.                      Servet Duzha

111.                      Sezai Balilaj

112.                      Shezai Sinanaj

113.                      Shkëlqim Hoxha

114.                      Shkëlqim Krasniqi

115.                      Shyrete Koka

116.                      Silvana Gashi

117.                      Silvi Bardhi

118.                      Skredilajd Sulozeqi

119.                      Sokol Allaraj

120.                      Sokol Kapedani

121.                      Sokol Ndreu

122.                      Sokrat Turtulli

123.                      Sonila Daiu

124.                      Spiro Cura

125.                      Spiro Vaso

126.                      Stiljano Rrushaj

127.                      Suzana Numani

128.                      Tahsim Mema

129.                      Taulanda Jupi

130.                      Taulant Zeneli

131.                      Tomor Kotarja

132.                      Uran Derri

133.                      Valbona Halitaj

134.                      Vali Vorpsi

135.                      Vasil Nasi

136.                      Vebi Luzi

137.                      Vehap Kola

138.                      Vendim Demaj

139.                      Vesel Koçia

140.                      Viktor Bella

141.                      Viktor Duro

142.                      Voltana Ademi

143.                      Xhemal Bushati

144.                      Xhemal Gjunkshi

145.                      Xhevdet Amuli

146.                      Ylli Kupi

147.                      Zaim Kupa

148.                      Zef Gjoka

149.                      Zhaneta Ndregjoni

150.                      Zyrafete Kulla

Më të lexuarat