BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Stërvitja ushtarake e NATO, Rama: Moment historik për të gjithë ne, do jemi besnikë krah SHBA dhe NATO

Stërvitja ushtarake e NATO, Rama: Moment historik për të

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dje prezencën e gjeneralëve amerikanë në nisjen e stërvitjes “Defender 21”. Në ceremoninë që u mbajt në Portin e Durrësit, shefi i qeverisë deklaroi se marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO e SHBA janë të shkëlqyera. Ndërkohë ai ka kuptuar se si në komunizëm SHBA cilësohej armik. “Është realisht një kënaqësi e madhe dhe një nder për ne që të kemi kaq shumë yje të mbledhura këtu, në këtë vend të vogël dhe kam bindjen që kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe të demonstrimit të kapaciteteve tona, sepse besoj që kjo stërvitje është dhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Ne, vazhdimisht i vlerësojmë këto marrëdhënie si të shkëlqyera, por fakti është se ato mund të jenë gjithmonë e më të shkëlqyera, falë një besimi të madh dhe një ndërveprimi reciprok të vazhdueshëm. Gjenerata jonë lindi dhe u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend dhe ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë, jo vetëm Shqipërisë, por mbarë botës”, tha ai. Më tej kryeministri ftoi gjeneralët që të rikthehen në Shqipëri dhe të mos dëgjojnë steriotipet negative për vendin tonë. Kryeministri vlerësoi shumë raportet mes SHBA dhe Shqipërisë. “Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri, edhe juve do t’ju ndodhë ajo që ju ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri, që do të doni të riktheni përsëri. Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve që pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por Shqipëria është një vend ku kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri. Unë kam shumë dëshirë dhe realisht kam besim që kjo do të ndodhë dhe me ju, jo vetëm në kapacitetin tuaj të lartë, por edhe në kapacitetin e miqve shumë të respektuar të këtij vendi. Besoj se ajo çka ne të gjithë së bashku duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për t’u përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të ardhmen e botës që kemi zgjedhur, të botës së madhe të popujve që duan të jetojnë në liri dhe në demokraci”, tha ai. Rama e cilësoi si një moment historik këtë stërvitje. Po ashtu ai premtoi se Shqipëria do të jetë besnike ndaj partnerëve të saj. “Shumë faleminderit për praninë tuaj! Është një moment historik për të gjithë ne. Është një moment që na mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush, si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj Aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë Aleancë unikale për botën tonë, ne dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë dhe gjithmonë e më të vyer brenda kësaj Aleance”, tha ai.

Më të lexuarat