BREAKING NEWS

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka bërë me gjak nuk do i vlejnë atje në gropë. Jam gati të dorëzohen në autoritetet shqiptare nëse Sali Berisha...

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka
x

Politike

“Strategji e re, shumë agresive”, Pjerin Ndreu lëshon paralajmërimin e fortë: Nis në shtator, për t’i dhënë fund kësaj situate dramatike

“Strategji e re, shumë agresive”, Pjerin Ndreu lëshon

Që pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka nisur punën në terren për pastrimin e vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ndreu njofton se është pastruar edhe aksi Rrilë-Shënkoll, duke u fituar kështu një tjetër betejë e vështirë.

Ndërkohë, mes të tjerash kryebashkiaku paralajmëron se në shtator do të nisë një strategji e re dhe shumë agresive me detyrime e penalitete, që nuk do të falë askënd.

“Ne Aksin Rrile-Shenkoll-Tale -- Bravo Posta -- dhe Faleminderit -- Sot u fitua edhe nje beteje tjeter ne luften e veshtire qe ju kemi shpallur mbeturinave --

Banoret dhe bizneset duhet te jene me te pergjegjshem per mos ndotjen e ambjentit me plastike, shishe e mbetje te tjera qe hidhen pergjate rruges dhe jo ne koshin e mbeturinave. Ne Shtator starton nje strategji e re shume agresive me detyrime e penalitete qe nuk do falin askend. Koha per ti dhene fund kesaj situate dramataike!”, thekson Ndreu.