Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentët vazhdojnë ngujimin në fakultete, dekani i Juridikut: Studentët do qëndrojnë të ngujuar deri të dielën, pranuam kërkesat e tyre

Postuar: 12/01/2019 - 08:09

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë vijuar ngujimin pranë auditorëve në shenjë proteste. Ata kanë zhvilluar një tryezë bisedimesh. Një nga studentët është shprehur se policia nuk po i lejon as të hyjnë, as të dalin, duke penguar që ata të marrin ushqim. Ai tha se nga ana e uniformave blu u është kërkuar identifikimi i tyre.

“Nuk na lejojnë as të hyjmë, as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojmë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni pse e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12. Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha studenti.

Në Fakultetin e Arkitekturës studentët e ngujuar kanë bllokuar dyert e jashtme dhe të brendshme. Por ngujimi ka vijuar edhe në Fakultetin Juridik, ku studentët do të qëndrojnë aty deri ditën e diel me lejë të dekanit. Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha deklaroi se ka rënë dakord me kërkesat që studentët i kanë paraqitur për të mos humbur vitin akademik. Ai tha se arriti në përfundimin që studentët e Fakultetit Juridik do të lirojnë ambientet e katit të parë ku ndodhet i gjithë dokumentacioni në fundjavë.

“Studentët na kanë paraqitur 5 pika si Dekanat. Pranuam pothuajse në mënyrë të plotë kërkesat e studentëve që kërkojnë të mos humbasin vitin shkollor, tu shtyhet pagesa e tarifave. Të shikohet mundësia që të ristrukturohet viti akademik që plotësimi i programit të shoqërohet dhe me një shtyrje të datave të provimit të semestrit të parë.  Ne arritëm në përfundimin që ne mund të plotësojmë kërkesat e tyre. Arritëm në përfundimin që studentët e drejtësisë që kërkojnë të qëndrojnë në ambientet e fakultetit deri ditën e diel të lirojnë ambientet e katit të parë, ku  është i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e tij. Mora angazhimin e studentëve që të mos kem shqetësim”, tha Hoxha.

Dekani i Juridikut bëri një përmbledhje të situatës në këtë fakultet, që nga rikthimi i studentëve nga pushimet e fundvitit. Ai tha se situata ishte normale tre ditët e para. “Nga data 7, nga rifillimi i mësimit pas pushimeve, studentët e Fakultetit të Drejtësisë i ishin rikthyer bankave të Universitetit. Sistemi “Bachelor” më me pak pjesëmarrës, ndërsa cikli i dytë “Master” ishin pothuajse me pjesëmarrje të plotë. Pas tre ditësh të rikthimit të këtij normaliteti të studentëve dhe kujdesit të tyre për të ndjekur realizimin e pikave për të cilat kanë protestuar ,ne ju rikthyem situatës normale që në një moment të caktuar u bë jo normale. Një pjesë e studentëve bllokuan hapësirat e fakultetit”, tha ai. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 20:55

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas takimit elektoral, që kryeministri Rama zhvilloi pak më parë në qytetin e Pogradecit.

Postuar: 16/06/2019 - 20:45

Edhe ditën e sotme disa militantë të opozitës kanë dalë në protestë kundra kryeministrit Edi Rama

Postuar: 16/06/2019 - 20:09

Rama u shpreh nga Pogradeci sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Eu

Postuar: 16/06/2019 - 19:46

Gjykata e Elbasanit la sot në burg, katër nga shtatë të arrestuarit në lidhje me tensionet e ndod

Postuar: 16/06/2019 - 19:33

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me bu

Postuar: 16/06/2019 - 19:25

Debate të ashpra janë zhvilluar midis ish-deputetit Salianji dhe oficerëve të policisë ditën e so

Postuar: 16/06/2019 - 19:07

Kryeministri Edi Rama, ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizua