Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentëve të Vlorës u hiqet mundësia e diplomimit

Postuar: 16/07/2018 - 20:59

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të marrë masa ligjore ndaj dekanit të Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, pasi ky i fundit ka rritur kreditimin e pikëve për lenden e anglishtes, duke hequr mundësinë diplomimit për studentët.

"Ministres se Arsimit dhe Kryetares se Komisionit Parlamentar te Arsimit iu bej thirrje te ushtrojne trysnine e ligjit qe studentet vlonjate te mos nëpërkëmbem", shkruan deputetja e Qarkut të Vlorës.

 “Studentëve të Vlorës u hiqet mundësia e diplomimit”, deputetja Nada Meçorapaj tregon vendimin arbitrar të dekanit të universitetit

“Ata shtojnë qe është e padrejte qe pikërisht ne ditën kur prisnin te diplomoheshin, u thonë se duhet te bëjnë një provim shtese me vlere 120 euro, pasi kane paguar njëherë”, sqaron Meçorapaj, e cila shton se kjo është një padrejtësi emocionale, financiare dhe njerëzore kundrejt studenteve.

Statusi i plotë:

Thirrje drejtuar Ministres se Arsimit dhe Kryetares se Komisionit te Arsimit: Nderhyni qe te mos neperkemben studentet vlonjate!

Nje grup studentesh te Universitetit te Vlores, kryesisht Master shkencor ne Biologji, por edhe te tjere, me kane kerkuar sot ndihme si deputete e Vlores.

Shqetesimi i tyre lidhet me heqjen e mundesise se diplomimit per shkak se senati i Universitetit te Vlores me vendim te dekanit Roland Zisi ka rritur kreditimin e pikeve per lenden e anglishtes ne 380.

Sipas studenteve ishin drejtuesit e shkolles qe ju luten para 2 vjetesh kur filluan masterit qe te paguanin tarifen prej 200 euro per provimin e anglishtes, qe do te ishte i vlefshem per 2 vjet.

Sot, kur ne kishim provimin e diplomimit ne oren 12 na lane ne pritje deri ne oren 13 dhe na lajmeruam qe per te bere diplomimin duhet te bejme 1 provim ne shtator me pagese 120 euro per te marre kredite per anglishten, shkruajne studentet.

Ata shtojne qe eshte e padrejte qe pikerisht ne diten kur prisnin te diplomoheshin, u thone se duhet te bejne nje provim shtese me vlere 120 euro, pasi kane paguar njehere.

Ju bej thirrje autoriteteve te Universitetit qe te zhbejne padrejtesine emocionale, financiare dhe njerezore kundrejt studenteve.

Ministres se Arsimit dhe Kryetares se Komisionit Parlamentar te Arsimit iu bej thirrje te ushtrojne trysnine e ligjit qe studentet vlonjate te mos neperkembem.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 22:00

I ftuar në “Zonë e Lirë”  gazetari Arjan Çani e ka pyetur kryeministrin Edi Rama për një postim që bëri xhiron e rrjetit.

Postuar: 19/10/2018 - 21:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa ditësh ka deklaruar se do të mbyllë njëherë e përgj

Postuar: 19/10/2018 - 21:54

Kryeministri Rama i ftuar në "Zonë e lirë" është ngacmuar nga Çani për mbylljen e

Postuar: 19/10/2018 - 21:50

Kryeministri Edi Rama është i ftuar  sonte në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka fol

Postuar: 19/10/2018 - 21:37

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për

Postuar: 19/10/2018 - 21:34

I ftuar në emisoinin “Zonë e Lirë” kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat e t

Postuar: 19/10/2018 - 21:29

Moderatori Arjan Çani ka patur të ftuar këtë të premte në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kr