Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentja që qëlloi me vezë: Edi Rama kamerier i Henri Çilit, mbron klientelën private, bën gangsterin me ne

Studentja që qëlloi me vezë: Edi Rama kamerier i Henri Çilit, mbron klientelën private, bën gangsterin me ne

Postuar: 04/11/2015 - 07:56

Studentja që qëlloi me vezë, Klodi Hoxha, ka reaguar sërish përmes faqes së saj në Facebook, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për ligjin për arsimin e lartë. Studentja akuzon Ramën se është shndërruar në kamerier të Henri Çilit, në mbrojtje të klientelës private.
 
“Si aktivistë të Lëvizjes Studentore, ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klasës politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste.  Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjetikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistencë studentore, ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë, të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamerierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike”, shkruan ajo në Facebook.
 
Klodi Hoxha hodhi poshtë pretendimet se sulmi ishte politik. 
 
“Për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme të mëdha dhe nuk i përgjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!”, shkruan ajo. Studentja dha sqarime edhe për grushtin e përdorur gjatë protestës. “Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga Lëvizjet Studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga laburistët në Angli dhe demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët”, sqaroi ajo. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në