Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

Studiuesit deklarojnë se virusi ka pësuar mutacion dhe vret më pak, OBSH vijon të përhapë panik: Vështirë se mund të ndalet

Studiuesit deklarojnë se virusi ka pësuar mutacion dhe vret më

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar ditën e djeshme se pandemia e Covid-19 vështirë se mund të ndalet, si dhe shtoi se nuk është një virus i lehtë. Deklaratat e OBSH-së, kanë qenë gjithnjë të tilla, duke sjellë panik tek qytetarët. Por ndërkohë OBSH është kritikuar nga shumë të tjerë, pasi në deklaratat e saj, shpesh herë ka qenë në kundërshtim me ato që kanë zbuluar studiuesit në lidhje me virusin. Edhe deklarata e fundit duket se është e tillë. Studiuesit deklaruan se virusi ka pësuar një mutacion, e si pasojë po shkakton më pak humbje jete dhe po infekton më pak, pra “është zbutur”. Por ndërkohë OBSH deklaron të kundërtën, duke thënë se do rikthehet më i egër dhe se po bëhet i pandalshëm. “Sëmundja e COVID-19 vështirë duket se do të ndalet, dhe është e rëndësishme të identifikohet se si e mbizotëroi jetën njerëzore. Ky virus vështirë se mund të ndalet”, tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore nga OBSH. Sakaq mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti, pak ditë më parë foli për mutacionin që ka pësuar virusi, ku tha dhe se virusi nuk është më aq kërcënues për jetën, si shkak i këtij mutacioni. “Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve. Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratorët më të mirë të virologjisë”, deklaroi Alimehmeti. Ndërkohë dje Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se udhëheqësit duhet të ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre, të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.