BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

Sula për çështjen “McGonigal”: Rama ‘i ka hipur kalit mbrapsht’, ka prekur interesat e SHBA-ve

Sula për çështjen “McGonigal”: Rama ‘i ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur dje në një media sa i takon çështjes “McGonigal” dhe përfshirjes së kryeministrit në të, ndërsa shprehu bindjen se kjo çështje ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, fakti që oligarkut rus i janë dhënë investime strategjike ngre dyshime të mëdha lidhur me hetimin e hapur në SHBA. “Analiza e fakteve dhe ngjarjeve tregon që ne jemi anatemuar vetëm për paratë ruse. Asnjë kryeministër në botë nuk do i japë me çantë lekët vetë. Vendimi i gjykatës në SHBA shpreh disa indicie që të shtyjnë të dyshosh dhe të bësh analizën. Fakti që oligarkut rus i janë dhënë investime strategjike këtu, si ai i Shushicës, është e rëndë. Fakti që ai ishte sanksionuar nga të gjithë, edhe në Shqipëri duhet të ishte bërë diçka. Pastaj nëse dalin prova për marrëdhëniet me kinezët, atëherë ka punë”, deklaroi ai. Më tej Sula u shpreh se SPAK duhet të nisë hetimet lidhur me çështjen “McGonigal” për të zbuluar të vërtetën. Ai shtoi gjithashtu se janë 3 pika që sipas tij, Rama ka prekur interesat e SHBA-së; heqja e Nanos nga policia, tentativa për të kapur kreun e SPAK dhe atë të SHISH-it. I pavarur je nëse nuk ke vjedhur, nëse nuk ke bërë korrupsion. SPAK duhet të nisë hetimet për çështjen McGonigal. Këtu gjehen të gjithë mekanizmat për të penguar hetimet dhe drejtësinë të veprojë. Edi Rama i ka hipur kalit mbrapsht. Heqja e Nanos nga policia, tentativa për të kapur kreun e SPAK dhe atë të SHISH, janë 3 pika që Rama ka prekur interesat e SHBA-së. Duke pasur parasysh situatën ku është bota, nën kërcënimin e agresionit rus, SHBA kërkon të kontrollojë shërbimet e anti-terrorit, për të marrë informacion. Këto kërkonte edhe Rama. Këta mendojnë se janë të pavdekshëm. Të gjithëve do të na hajë krimbi”, nënvizoi Sula.

Më të lexuarat