BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x
BREAKING NEWS

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali Berishën, reagon e ëma e Gert Shehut, ja mesazhi që ka për ish-kryeministrin

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali
x
BREAKING NEWS

A është agjent krimesh dhe me çrregullime? Thyen heshtjen nëna e Gert Shehut që sulmoi Berishën dhe zbardh gjithë të vërtetën

A është agjent krimesh dhe me çrregullime? Thyen heshtjen
x
BREAKING NEWS

Kush është Gert Shehu, i riu që goditi me grusht kreun e PD-së, nga e shkuara e errët e tij tek frekuentimi i Xhamisë. Çfarë u vu re gjatë kontrollit të banesës së agresorit?

Kush është Gert Shehu, i riu që goditi me grusht kreun e
x

Politike

“Sulltani” shtrin duart në sistemin e drejtësisë shqiptare, gjykata “masakron” armiqtë e turkut Erdogan, prishet shtëpia e dijes

“Sulltani” shtrin duart në sistemin e drejtësisë

Gjykata Administrative rrëzoi dje kërkesën e Kolegjit "Turgut Ozal", duke faktuar edhe njëherë se sulltani ka shtrirë duart në sistemin e drejtësisë shqiptare, pasi ky vendim “masakron” armiqtë e turkut Erdogan. Kolegji kërkoi pezullimin e vendimit për mbylljen e shkollave të marrë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Në vendimin e saj Gjykata Administrative shprehet se kopshti t'i kërkojë dëmshpërblim Ministrisë së Arsimit. Në fjalën e mbajtur pas seancës avokati u shpreh se çështja do të shkojë në Gjykatën e Apelit. Ai tha se dëmi i bëri nga ky vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ka sjellë dëme të matshme dhe të dukshme për këtë institucion. Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të paguajë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, Gjykata Administrative ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zybejde Hanem”. Në seancën e mbajtur dje në drekë, janë dëgjuar pretendimet e përfaqësuesve ligjorë, të cilët janë shprehur se institucioni arsimor nuk ka marrë asnjë paralajmërim për mbylljen. Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin që qeveria mori të enjten e kaluar.

Nxënësit dalin në protestë

Ndërkohë dje nxënësit e kolegjit privat “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeveri për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, kanë protestuar dje para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Nxënësit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës. Të shumtë ishin nxënësit dhe prindërit, dhe përfaqësues të shkollës, që u stacionuan para ministrisë gati 40 minuta. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin. Një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje. “Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në TV. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve. Më pas protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të stacionojnë protestën e tyre. Ndërkohë, një ditë pas vendimit të qeverisë, reagoi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila pohoi se arsyeja që ishte mbyllur shkolla, ishte për faktin se kolegji ishte transferuar në një godinë për të cilën nuk ishte marrë leje dhe se nuk plotësonte standardet.

Rama nxënësve: Protestoni kundër pronarëve

Nga na tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën që po organizohet nga nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë, për shkak të mbylljes së kësaj shkolle. Rama ka thënë se nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve të këtij kolegji, që sipas tij, shitën shkollën pa marrë leje sipas ligjit. “Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht“, është shprehur ai. Kryeministri Rama ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Sportit në këtë rast ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.