BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Sulmet e selisë blu ndaj partive të reja/ Astrit Patozi i kthen përgjigjen e fortë Bashës: Ky është skandal!

Sulmet e selisë blu ndaj partive të reja/ Astrit Patozi i kthen

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar sulmin publik të PD ndaj të larguarve, ku theksoi se nuk ka asnjë hesap të pambyllur me politikën dhe me drejtësinë dhe  ngriti pyetjen se si ka mundësi që forca kryesore e opozitës i sjell shqiptarëve këtë imazh para zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë hesap të pambyllur as me politikën, as më personat konkret e as më drejtësinë. Jam qytetar që shëtis në këmbë rrugëve pa asnjë merak. Si ka mundësi që forca kryesore e opozitës sipas zgjedhjeve të 2017 i sjell shqiptarëve këtë imazh para zgjedhjeve. Këta nuk dinë të bëjnë as diferencën brenda tyre. PS ka filluar fushatën dhe i është drejtuar në tufë PD dhe LSI duke thënë se do i marrin prap përpara Lulin, Monën, Berishën e Metën, ndërsa këta duan të më rrëzojmë nua Topallin, Murrizni para fushtës, kjo është skandal”, u shpreh Patozi.

Ai nuk kursen as kritikat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se mendon që partia është pronë e tij.

“Ka disa ditë qe mërren me ne, edhe Basha. Basha dhe lidershipi i tij e mendon partinë si një pronë që ja ka lanë dikush dhe duhet ta trashëgojë. Basha humbi në 2017 kur ne ishim votes, të sapolarguar. Atij i munguan gati 300 mijë vota e ky thotë meqë janë këta do më marrin votat”, u shpreh Patozi.