BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

Sulmet kibernetike iraniane, Balluku pranon dështimin për mbrojtjen digjitale, Salianji: Kësaj qeverie i kanë rënë br*kët

Sulmet kibernetike iraniane, Balluku pranon dështimin për mbrojtjen

Sulmet kibernetike iraniane në vitin e kaluar dhe sot përballi në parlament zv/kryeministren, njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun me deputetin demokrat, Ervin Salianji. Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili këmbënguli se sulmet kibernetike në sistemet e-Albania dhe TIMS nuk dëmtuan sistemet digjitale shtetërore dhe informacionet, Balluku pranoi se qeveria nuk ka ngritur sisteme të avancuara për të përballur sulmet të tilla, duke qenë njëkohësisht të papërgatitur për një fenomen të tillë. “Hakerat kanë qëndruar 14 muaj patjetër, se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por, kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm”, deklaroi nr.2 i qeverisë. Deputeti demokrat tha se ndihet mirë që Balluku përgënjeshtroi shefin e saj në publik. Ai shtoi se PD do të bashkëpunojë me qeverinë për të forcuar sistemin kibernetik si dhe kërkoi transparencë nga autoritetet shtetërore për raportimin e masave dhe mënyrës së organizimit të sulmeve kibernetike iraniane në 15 korrik dhe 10 shtator. Ai reagoi ashpër duke thënë se sulmet kibernetike bënë që qeveria të dështojë, madje shfrenoi gojën duke thënë se i kanë rënë br*kët. “Më vjen mirë që ministrja përgënjeshtron kryeministrin në publik.  Ja ku jemi, ç'kërkoni nga opozita? Ne do ua sjellim me shkrim pyetjet që kam për këtë çështje. Ne kërkojmë plotësisht a ka përgjegjës apo jo kjo ngjarje? Nuk ka dështuar Shqipëria jo, ka dështuar qeveria. Se i kanë rënë br*kët në fund të këmbëve”, përfundoi fjalën e tij deputeti Ervin Salianji.

Më të lexuarat