BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Politike

Sulmet ndaj ambasadorëve, Soreca i përgjigjet Metës: Nuk jam dakord me ata që na akuzojnë për korrupsion, BE monitorim punës sonë

Sulmet ndaj ambasadorëve, Soreca i përgjigjet Metës: Nuk jam

Ndërkombëtarët dhe kryesisht disa prej ambasadorëve të atashuar në vendin tonë, janë vënë herë pas here në qendër të sulmeve dhe kritikave politikanëve shqiptarë. I tillë është edhe rasti i ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila prej 1 viti e pak nuk është më në këtë detyrë, ndërsa është akuzuar nga opozita joparlmentare dhe nga presidenti Ilir Meta si e korruptuar dhe një “shërbëtore” e qeverisë “Rama”. Por në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ambasadori aktual i BE në Shqipëri, Luigji Soreca. Teksa ishte i ftuar të enjten në mbrëmje vonë në një studio televizive, ambasadori Soreca u pyet për rastin në fjalë, duke u shprehur se ai nuk është dakord me ata që akuzojnë kolegët për korrupsion, ndërsa siguroi se Bashkimi Europian monitoron rreptësisht punën e diplomatëve të tij në Tiranë. “Më lejoni të them vetëm një gjë. Nuk do të spekuloj sepse nuk jam aspak dakord me ata që akuzojnë kolegët për korrupsion. Një ambasador nuk është person, është institucion dhe përgjigjet në bazë të linjave të ndërmarra nga ky institucion. Paraardhësi im, unë, do të flasim në emër të institucionit tonë. Kur flasim, kjo është sepse e kemi sqaruar pozicionin tonë me institucionin tonë. Kjo vlen për mua dhe për çdo ambasador. Çdo gjë që bëjmë këtu është e monitoruar. Ne përfaqësojmë institucionin që na ka dërguar këtu. Kështu që dua që kjo të jetë shumë e qartë, kjo është pozitive dhe negative, ajo çka bëjmë mirë, ajo çka bëjmë keq, monitorohet gjithnjë nga institucioni ynë”, deklaroi ai. Pra, përmes kësaj deklarate ambasadori Soreca iu përgjigj indirekt presidentit Ilir Meta, i cili herë pas here ka hedhur akuza në adresë të kolegëve të tij. Ndërkohë, i pyetur se nëse akuzat që artikulohen ndaj një diplomati të Bashkimit Europian merren seriozisht nga Brukseli, ambasadori Luigji Soreca pohoi se ato ndiqen dhe hetohen. “Gjithçka ndiqet, por ne nuk i konsiderojmë kurrë ato spekulime si akuza për korrupsion”, u shpreh ai. Më tej, zoti Soreca përgëzoi qytetarët shqiptarë që mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Unë jam në fakt i privilegjuar që jam këtu sepse kjo është një punë e shkëlqyer. Jam ambasador i Bashkimit Evropian në një vend kandidat ku 97% e popullsisë e mbështet Bashkimin Evropian. Ndaj jam ambasador me fat dhe i privilegjuar. Por jam po ashtu me fat që rrethohem nga njerëz të mrekullueshëm”, nënvizoi Soreca.