BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Politike

Sulmi kibernetik, AKSHI: Gjithçka në normalitet të plotë, faqet qeveritare online të gjitha të aksesueshme, ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej

Sulmi kibernetik, AKSHI: Gjithçka në normalitet të plotë,

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Përmes një njoftimi për shtyp, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi ditën e djeshme se aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Po ashtu, AKSHI bëri të ditur se janë në funksion të plotë edhe shërbimet e aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës dhe disa shërbime të tjetra. “Aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës; deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme; ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike; kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social; lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës”, thuhet në njoftim.

Lejet e ndërtimit

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit thekson se stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. Sipas AKSH, nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore. “Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë: Sistemi i Qëndresë së Botimeve Zyrtare; e-Inspektimi; Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës; Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike. Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud”, thuhet në njoftimi. Në përfundim, AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit që ia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën gjatë gjithë këtyre ditëve.

Sulmi kibernetik

Kujtojmë se sulmi kibernetik në platformat qeveritare online pak ditë më parë, ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i thellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në. Kryeministri Edi Rama tha se në procesin e mbrojtjes është përfshirë edhe NATO.

Më të lexuarat