BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Politike

Sulmi kibernetik nga Irani, Çuçi: Po përballemi me luftëra të reja, na tregoi që asnjë vend nuk...

Sulmi kibernetik nga Irani, Çuçi: Po përballemi me

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte i pranishëm në prezantimin e projektit EU4LEA – Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, pasi dikasteri që ai drejton është një nga përdituesit kryesorë dhe koordinatori i projektit.

Sipas ministrit, “projekti i ri që ka ndryshuar dhe brendin, dikur Pameca, lëvizim në një linjë tjetër, ky është fillimi i aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti merr një rëndësi të veçantë në këtë etapë se do na shoqërojë ne në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar, si është negociatat me BE për aderimin e vendit në BE. Pa ezauruar kapitullin 24 Shqipëria nuk mund të ecë përpara, ndaj merr rëndësi të veçantë. Në këtë moment vjen dhe etapa e radhës e re e bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë në asistencën që ofron.

Do na mundësojë që ne të mësojmë nga modelet më të mira, jo vetëm ato evropiane por dhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë vetëm pak vite më parë.

Pameca e shndërruar në EU4LEA, besoj se do transmetojë te atë eksperiencë të gjatë, të akumuluar në mënyrë që të bëhet pjesë e trupit të agjencive tona ligjzbatuese.

Ndonëse aktorët që vijnë në projekte të tilla janë të ndryshëm, e njëjtë mbetet trupa që përthith këtë asistencë, agjencitë tona ligjzbatuese.

Tani kjo trupë ka emisarë që vijnë për të na ndihmuar, e të konsolidojmë më shumë forcimin e këtyre institucioneve. Hapja e negociatava na jep dhe mundësinë për të evoluuar dhe transformuar në të mirë të progresit të Shqipërisë”, tha Çuçi.

Ministri përmendi edhe sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë dhe tha se koha sjell sfida dhe luftëra të tjera ndryshe nga ato si lufta kundër krimit te organizuar apo ndaj terrorizmit.

“Sfidat kur vjen puna te fusha e sigurisë dhe sundimit të ligjit janë shumë komplekse por i kalojnë dhe kufijtë e vendit. Kujtoj këtu situatën e pazakontë që u përball policia e shtetit dhe agjenci të tjera te qeverise shqiptare me sulmin kibernetik për ta ilustruar.

Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, terrorizmi, për të cilët kemi krijuar një lloj stabiliteti sa i takon bashkëpunimit me partnerët tani po përballemi me luftëra të reja dhe për vendet më të zhvilluara si është lufta kibernetike.

Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm, e jo më një vend i vogël si ne këto fenomene.

Falënderoj që nga SHBA që na u përgjigjën menjëherë por po kaq shpejt dhe vende evropiane si është Italia, mikja jonë historike, apo dhe vende të tjera, Ky sulm na tregoi që të vetëm kurrë nuk mund të kemi sukses për të përballuar luftëra kaq komplekse që i kapërcejnë e kanë impakt ekstraterritorial, pra të përqendruara jo vetëm në një vend”, tha Çuçi.

Më të lexuarat