Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmi me vezë ndaj Ramës, Braçe kujton 21 Janarin: Berisha dhe Basha 4 vite më parë do i kishin pushkatuar

  Sulmi me vezë ndaj Ramës, Braçe kujton 21 Janarin: Berisha dhe Basha 4 vite më parë do i kishin pushkatuar

Postuar: 03/11/2015 - 13:41

Pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit Rama nga  8 studentë në Fakultetin e Shkencave Sociale, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe, i cili ka kujtuar 21 Janarin, duke thënë “Një një kohë tjetër, 4 vite më parë Berisha e Basha do i kishin pushkatuar”.

Deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha,  i cili tha dje se studentët që qëlluan Ramën nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Braçe i përgjigjet ashpër.
 
 “Po lexoj se Lulzim Basha paska thënë se: Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me aktin e disa studentëve!! Krejt e vërtetë; PD ata që nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar kjo për vite me radhë. Por ka edhe më shumë; Në një kohë tjetër, jo shumë larg-vetëm 4 vite më parë, Berisha kryeminister dhe Basha ministër i vranë protestuesit, jo si këta por nga ata me asgjë në dorë e duar ne xhepa. Dhe të dy janë sot në politikë, udhëheqës madje, kërkojnë edhe drejtimin e vendit përsëri e përsëri,” shkruan Braçe në faqen e tij në Facebook.
 
Sipas tij akti i atyre studentëve, tregoi se kohët kanë ndryshuar, duke thënë se sot liria të bën guximtar.
 
“Gjithkush dje duartrokiti guximin. Mirë bëri. Ka të drejtë; është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime. Është edhe çështje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirinë e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon më tej duke agresuar; kohët ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar!! Veç Berisha e Basha janë m’u aty, të pandëshkuar!!”, përfundon komentin e tij Erion Braçe. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr