BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte
x
BREAKING NEWS

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë
x
BREAKING NEWS

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti habit me deklaratën: Nuk janë burra shteti, por...

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti
x
BREAKING NEWS

“Koha e tyre ka përfunduar”, Hoxha del me deklaratën e fortë kundrejt Ramës: Bandat e tij humbet përballë uraganit blu

“Koha e tyre ka përfunduar”, Hoxha del me deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Beteja në KZAZ, analisti bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet brenda PD-së nëse vazhdojnë kështu

Beteja në KZAZ, analisti bën paralajmërimin e fortë: Ja
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD-së zbulon arsyen e vërtetë pse u përjashtua Berisha nga Kuvendi

Deputeti i PD-së zbulon arsyen e vërtetë pse u përjashtua
x
BREAKING NEWS

Emigrantët sollën 1.14 mld euro, nuk do e besoni dot se nga cili shtet kryesohet rënditja e parave të ardhura

Emigrantët sollën 1.14 mld euro, nuk do e besoni dot se nga cili shtet
x
BREAKING NEWS

Agron Neza, dëshmitar apo "i penduar" i FBI-së? Demaliaj ngre dyshime të forta dhe zbardh prapaskenat

Agron Neza, dëshmitar apo "i penduar" i FBI-së? Demaliaj
x

Politike

“Sulmi ndaj Berishës eklipsoi Samitin e BE-së”, gazetari zbardh prapaskenat: Ish-kryeministri një ‘kafshë politike’, ruajti qetësinë dhe...

“Sulmi ndaj Berishës eklipsoi Samitin e BE-së”, gazetari

Gazetari Erl Murati komentoi goditjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më parë gjatë protestës, për të cilën tha se eklipsoi edhe Samitin e BE-së që u zhvillua në Tiranë.

Sipas tij, Berisha është një “kafshë politike” dhe me eksperiencën që ka, arriti ta menaxhojë mirë të gjithë situatën pas incidentit.

Në një intervistë televizive, Murati tha se ringritja e Berishës duke drejtuar protestën, konfirmon që opozita nuk tërhiqet në asnjë moment.

Murati: Gjatë ditëve të fundit, kam patur rastin ta quaj “kafshë politike” Berishën pikërisht për këtë sjelljen e tij. Është jo vetëm një njeri me eksperiencë dhe që është i “rrahur” në këto tre dekada politikë me shumë tallaze, por përtyp politik në çdo moment. Këtë e tregoi në momentin që u qëllua me grusht dhe si e ruajti qetësinë më pas në protestë.

Sot pamë që në ditën e rinisë dha një mesazh drejtuar të rinjve shqiptarë pavarësisht se foli me tone të ngritura dhe të ashpra për revolucion. Ai përsëri përmendi votën dhe zgjedhjen. Pavarësisht se e ka gjuhën e ashpër, sigurisht që për shkak të eksperiencës, e di që ndryshimet politike vijnë vetëm përmes votës. Është një lajm i mirë, konfirmim që opozita është e dënuar që të futet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ishte një incident i rëndë ajo goditja. Uroj që drejtësia të bëjë transparencë. Berisha është i përgjegjshëm që jeta politike vazhdon. Nuk ngeli peng i këtij incidenti. Ai i bëri thirrje protestuesve që të bënin përpara. Konfirmimi që Berisha bëri se PD-ja do marrë pjesë në zgjedhje, kjo është një gjë pozitive.

Për samitin e BE-së, Murati u shpreh se ishte i një rëndësie shumë të madhe dhe që dha mesazhe të rëndësishme përsa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në union.

Murati: Paralel me samitin, ishte goditja e kryetarit të opozitës, Berisha. E eklipsoi atë ditë që duhet të ishte festë e demokracisë. Ishte një samit historik, kur lkiderët e BE-së erdhën në Tiranë. Zgjodhën Tiranën dhe është një mesazh pozitiv që i jepet Shqipërisë dhe ballkanit. Jemi dëshmitar të deklaratës përfundimtare të samitit, i dha mesazh vendeve të ballkanit që e ardhmja jonë është në Europë. Mesazhi i dytë ishte, që karshi ndërhyrjeve të vendeve të treta, që kjo zonë është nën influencën e Perëndimit. Incidenti me Berishën e eklipsoi këtë ngjarje.