BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Politike

Rudina Hajdari reagon e revoltuar për sulmin ndaj Berishës: Mua më djeg më shumë se të tjerët, ju tregoj arsyen pse

Rudina Hajdari reagon e revoltuar për sulmin ndaj Berishës: Mua

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u qëllua dje me grusht nga një i ri gjatë protestës së opozitës. Ajo u shpreh se gjithçka ishte një akt i turpshëm dhe barbar dhe se kjo ngjarje mund të kishte patur pasoja edhe më të rënda.

Biseda:

Pyetje: Ju jeni e bija e një demokrati, Azem Hajdari që humbi jetën në një ngjarje të tillë?

Rudina Hajdari: Dhuna në të gjitha format është e papranueshme. Mua më djeg më shumë se sa të tjerët, pasi e di shumë mirë se si mund të jetë pasojat më shumë se kaq. Vërtetë duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë, duke nisur nga kryeministri apo nga kryetarja e Kuvendit. Duhet të jemi etik dhe nuk duhet të inkurajojmë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj se kjo ishte rastësi. Mendoj se mënyra se si agresori iu drejtua Berishës në turmë, me atë forcë, ishte e inskenuar. Nuk ishte diçka që e ka bërë nga vetja e tij. Ishte një moment që mua mu duk se ai ishte aty vetëm për atë synim. Isha pranë ngjarjes. I vetmi njeri që kishte interes për këtë ngjarje, ishte maxhoranca dhe Edi Rama. Samiti ishte një event i jashtëzakonshëm jo për Ramën, por për shqiptarët. Ka pasur shumë teori konspirative për këtë proteste nga pala tjetër. Ne se cënuam perimetrin e sigurisë, kjo tregon qartë qëllimin e protestës.

Pyetje: Ju gjendeshit pranë zotit Berisha, si e patë ngjarjen?

Rudina Hajdari: Kam qenë aty dhe i jam afruar pranë sapo ishte qëlluar. Ishte një situatë rrëqethëse, që mund të kishte pasur tensione më të mëdha. Ishte vetë Berisha që e qetësoi turmën. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që eci përpara drejt foltores, në podium ku doli për t’i komunikuar protestuese se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ajo goditje e fortë mund të kishte tronditje fizike, por i mblodhi të gjitha forcat. Por mendoj se opozita mori kurajo totale nga ai, pasi ishte moment i vështirë për të gjithë. Të mendosh që këtë ngjarje e ka inskenuar Berisha, që të qëllojë veten e tij, është absurde. Në momentin kur u bë goditja isha në protestë kur doli ajo letër, vërtetim mjekësor, që agresori kishte të meta mendore. Mu duk totalisht një gjë e stisur. Që nga letra e ngjarjet më pas, nuk e kanë trajtuar këtë ngjarje me seriozitetin e duhur.