Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmohet me vezë Edi Rama, 8 studentë 7 orë në komisariat, “atentatorët” lirohen pas presionit të protestuesve

Sulmohet me vezë Edi Rama, 8 studentë 7 orë në komisariat, “atentatorët” lirohen pas presionit të protestuesve

Postuar: 03/11/2015 - 07:30

Vizita e djeshme në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, për kryeministrin Edi Rama, pritej të ishte një takim rutinë me përfaqësuesit e biznesit, por që u kthye në ngjarjen kryesore të ditës. Një grup studentësh të këtij fakulteti e pritën kryeministrin duke e qëlluar me vezë, në shenjë proteste kundër reformave në arsim, e veçanërisht ligjit klientelist “Çili-Nikolla”, për arsimin e lartë.
 
Ngjarja ndodhi në momentin që shefi i qeverisë doli nga ambientet e fakultetit dhe po futej në makinë. Studentët ishin duke e pritur prej shumë minutash dhe sapo ai doli nisën të hedhin vezë në drejtim të tij dhe automjetit me të cilin udhëton shefi i qeverisë, si dhe brohorisnin: “Arsim publik falas”. Pas incidentit ndërhynë menjëherë forcat e policisë, duke bërë shoqërimin e tetë prej studentëve. Pesë prej tyre i përkisnin “Lëvizjes për Universitetin”, një organizatë që ka protestuar shumë kundër ligjit për arsimin e lartë, ndërsa tre të tjerë i përkisnin “Klubit Politik të Kosovës”. Ndërhyrja e forcave të policisë solli përplasje mes tyre dhe studentëve që ishin të pranishëm aty, ndërsa nuk munguan dhe akuzat se uniformat blu ushtruan dhunë ndaj studentëve në momentin e shoqërimit dhe gjatë transportit të tyre. Ata u dërguan fillimisht në komisariatin nr. 2, ndërsa rreth orë 14:00 u dërguan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mësohet se protagoniste e incidentit ka qenë studentja Klodi Hoxha, e cila ka protestuar shumë herë para Kryeministrisë dhe Kuvendit për ligjin e arsimit të lartë. 
Lirimi i studentëve Pas rreth shtatë orësh qëndrimi në ambientet e policë, të tetë studentët u lanë të lirë rreth orës 20:00. Nga ana tjetër, me qindra studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile bllokuan për disa orë hyrjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Me pankarta në duar dhe me thirrje, ata kërkonin lirimin e të tetë studentëve. Për rreth shtatë orë ata qëndruan aty, derisa u bë lirimi i të shoqëruarve. Shumë qytetarë të kryeqytetit u bashkuan me ta, ku të gjithë u ulën para hyrjes së policisë, duke mos lejuar asnjë lloj aktiviteti. Nga ana e tyre, studentët e liruar deklaruan për mediat se nuk do të tërhiqen nga kauzat. “Nuk është ushtruar dhunë ndaj nesh në ambientet e policisë. Ne do të hetohemi penalisht për kundërshtim të policisë, ndërkohë që është e kundërta, Policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve. Të gjithë që ishin brenda janë pyetur. Do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, kjo reformë nuk kalon”, deklaroi një prej studentëve. 
 
Reagimet 
 
Vezët e hedhura dje në drejtim të kryeministrit Edi Rama u kthyen në ngjarjen kryesore të ditës, duke sjellë reagime të shumta. Vetë “Lëvizja për Universitetin”, përmes një deklarate dënoi dhunën e ushtruar ndaj studentëve. “Qeveria përdori policinë e shtetit për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron privatët. Tashmë qeveria po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve”, u shpreh dje organizata. Edhe vetë studentët deklaruan se ka pasur dhunë ndaj shokëve të tyre, ndërsa denoncuan faktin se policia nuk lejoi futjen e avokatit. “Menjëherë pas sulmit janë sulur badigardë dhe policë, aktivistët janë marrë zvarrë, janë tërhequr prej flokësh. Janë shoqëruar 8 vetë. Lëvizja për Universitetin ka më se një vit që e kundërshton fort këtë reformë klienteliste që zbraz xhepat e shqiptarëve dhe favorizon klientelistët”, tha një studente. Reagime pati dhe nga personalitete të politikës.  Kliti Topalli
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në