BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Synon të krijojë krizë ”/ Pas vendimit të opozitës së bashkuar, reagon menjëherë Gjiknuri: PD bojkotoi Këshillin Politik, kërkon të hedh në erë procesin, sebepe për të justifikuar…

“Synon të krijojë krizë ”/ Pas vendimit të

Opozita e bashkuar ka bojkotuar Këshillin Politik, pas reagimit të Petrit Vasilit, Rudina Hajdarit dhe Oerd Bylykbashi që ishin me mendimim unanim për të bojkotuar mledhjen.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Damian Gjiknurit. Ky i fundit u shpreh se opozita kërkon të hedhë ne erë procesin.

Gjiknuri tha se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve.

" Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre. Ky është një konflikt i stisur. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër. Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet. Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht le të fitojnë. Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. Nëse shkelet parimi demokratik kjo është çështje tjetër. I kam pritur, por kërkojnë qiqra në hell, pasi kërkojnë ekspertizë kur ne skemi ende një produkt që më pas ta shohë ODIHR. Nuk pranon ODIHR produkte paraprake. S’është ODIHR-i si ato burrat e moçëm. Jo mo jo, ODIHR është me produkt. Jemi shtet serioz, si mund të vemi ne atje, kam  një hall, ku e ke hallin pyet ai.”,-tha Gjiknuri.