Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të mbyturit në plazhe, deputeti i PD shpreh ngushëllimet dhe “godet” Ramën për indiferencën

Postuar: 16/07/2017 - 15:57

Deputeti i ardhshëm i PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen dje në Vlorë ku brenda një dite u mbytën 4 persona.

Bardh Spahia sjell në vëmendje premtimet e kryeministrit Rama për shërbimet e rojeve në plazhe, ndërsa bën përgjegjës pikërisht kryeministrin i cili sipas tij po tregon indiferencë totale përballë kësaj situate.

 

Statusi i Bardh Spahisë:

Te nderuar miq! Dje kater te rinj humben jeten ne plazhet tona. Ne kete absurd te madh qe perfaqson turizmi ne Shqiperi, me kushte skandaloze, mungese uji, dritash, ndotje ekstreme te plazheve, trafik te renduar e cmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurise. Ku jane sherbimet e rojeve te plazheve te rekluamuara me aq pompozitet pak kohe me pare??! Nuk funksionojne ne asnje pike te bregdetit nga Velipoja ne Sarande, per te mos folur pastaj per qindra pishinat e shperndara kudo neper vend. Asnje sinjalistike qe te tregoje vendet e rrezikshme me shkembinj apo rryma nenujore. Perballe kesaj situate alarmante ne pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit qe sot si per ironi e fillon diten me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut. Asnje reagim per 4 jetet e humbura, as me i vogli ngushellim per familjaret e tyre e per me teper asnje premtim qe neser dicka do ndryshoje ne drejtim te sigurise se jetes te pushuesve.

Ne fund dua ta mbyll me nje propozim, qe pasi te jete qartesuar dinamika e ngjarjes, te riut Benjamin Ferati i cili humbi jeten duke u munduar te shpetoje dy jete njerezish…”Ti akordohet nje medalje per aktin e tij sublim”. Do ishte ne nderin tone ti shprehim mirnjohjen e thelle per kete akt heroik ekstrem. Kam bindjen qe shpreh edhe mendimin dhe deshiren e cdo shqiptari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2017 - 17:08

Deputeti i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme ndaj situatës në sistemin shëndetësor në vend. Në një status në “Facebook” Shehu thotë se projekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave po kthehet sërish në Kuvend, dhe se kostot do të bien mbi qytetarët.

Postuar: 21/09/2017 - 16:56

Avokati Spartak Ngjela kohët e fundit është pozicionuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Postuar: 21/09/2017 - 16:39

Aleatët e  kreut të PD-së Lulzim Bashës kanë identifikuar  sistemin zgjedhor që duan.

Postuar: 21/09/2017 - 15:32

Ministri Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit që pritet të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Postuar: 21/09/2017 - 15:09

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme t

Postuar: 21/09/2017 - 14:37

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtori

Postuar: 21/09/2017 - 14:24

Në kuadër të  programit të qeverisë në Kuvend në lidhje me vendimin për miratimin e pullës së barnave, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kry