BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

“Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre”, Gjonaj lëshon paralajmërimin e rëndë nga Kongresi: Populli po fillon të marrë në dorë armën e…

“Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur nga Kongresi i PS dhe akuzave të ngritura ndaj saj ditët e fundit teksa deklaroi se janë frytet e para të reformës në drejtësi që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër.

Gjonaj u shpreh se gjuhën e ‘politikës së vjetër’ e kanë nxjerrë nga kontrolli, frytet e para të Reformës në Drejtësi.

Ministrja u shpreh se populli ka nisur me këtë reformë të marrë në dorë “armën ligjore për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre, rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Fjala e saj:

“Sikur 100 herë të kthehesha prapa po, 100 herë do i bashkohesha këtij fronti.

Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të shqiptarëve e qytetarëve, se e thyejnë dot vullnetin e kësaj force të madhe që quhet PS, për ta bërë Shqipërinë evropiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë.

Ta harrojnë ata që kërcënojnë deri tek aleatët tanë strategjik se pengojnë dot partneritetin për ta pastruar deri në fund të keqen në sistemin e drejtësisë.

Reforma në drejtësi është ende në kantier, siç e quan kryeministri shpesh, ajo ende s’ka dhënë shumë prej fryteve, por më besoni se janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrolli gjuhën e politikës së vjetër.

Populli shqiptar po fillon të marrë në dorë armën ligjore për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre, rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Mandati i tretë i PS do jetë koha e re e futjes në veprim të drejtësisë së re.

Shqiptarët duhet ta dëgjojnë e kuptojnë që e vetmja garanci që të shohin në fund dritën e drejtësisë jemi ne.

“Kur ke popullin me vete, betejën e ke të fituar”.

Ky revolucion është beteja jonë e kush do tentojë ta ndalë do marrë përsëri e përsëri shuplakën e popullit“, tha Gjonaj.