BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x
BREAKING NEWS

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/
x
BREAKING NEWS

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si
x
BREAKING NEWS

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më
x
BREAKING NEWS

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën
x
BREAKING NEWS

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me
x
BREAKING NEWS

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga
x

Politike

Tabaku: 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike, Europa ka aplikuar politika ndihmëse, ndërsa qeveria aplikon rritjen e çmimeve

Tabaku: 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi në lidhje me vendimin e ERE-s për hyrjen në fuqi më 1 tetor të fashës 800 këh për energjinë elektrike. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se nga 1 tetori, rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Ajo theksoi se Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, ndërkohë që qeveria aplikon rritjen  e çmimeve.“Nga 1 tetori, rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo, si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve. Megjithëse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen  e çmimeve”, tha ajo. Tabaku deklaroi se në 9 vite janë marrë 500 mln euro  borxhe për sektorin energjetik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ajo tha se klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve. “Në 9 vite janë marrë 500 mln €  borxhe për sektorin energjetik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?! Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike. Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve. Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve”, tha Tabaku.

Më të lexuarat