BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Tabaku ngre alarmin: Rama ka çuar vendin në zgrip, Shqipëria ka rënë me 28 vende dhe është parajsa e pastrimit të parave në Europë

Tabaku ngre alarmin: Rama ka çuar vendin në zgrip, Shqipëria ka

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shpërtheu dje në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ngriti alarmim se Shqipëria gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi i Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ligjvënësja demokrate zbuloi se në listën e MONEYVAL, Shqipëria sipas saj, renditet në zonën gri të vendeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Madje, Tabaku thotë se është për të ardhur keq që Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave në Europë. “Shqipëria bie me 28 vende dhe është parajsa e pastrimit të parave në Europë! Një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe çelur zyrtarisht procesin përfundimtar të integrimit është lufta kundër pastrimit të parave. Shqipëria ndërkohë gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë. Në Europë renditemi të fundit, ndërkohë që jemi fqinj me Taxhikistanin. Sivjet indeksi na rendit të 72 duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe ryshfeti janë të dytët në renditjen problematike. Një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE”, shkruan ai. Më tej deputetja Tabaku theksoi se ndërtimi është një nga fushat ku pastrohen para në Shqipëri, ndërsa akuzoi qeverinë se s’ka vullnet të luftojë këtë fenomen shqetësues. “Ndërtimi sidomos në Tiranë, investimet nga sipërmarrja me pikëpyetje në turizëm me bekimin e qeverisë, lojërat e fatit janë sektorët që kanë njollosur Shqipërinë në këtë renditje, e po pengojnë rrugëtimin tonë në BE. Pavarësisht retorikës së ditës, propagandës së rreme e çdo shfaqje që ngre tendat sa herë del Rama, faktet bërtasin! Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin”, nënvizoi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Më të lexuarat