BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x
BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x

Politike

Tabaku nuk e përfill SPAK-un: Po e vëmë në provë, por...

Tabaku nuk e përfill SPAK-un: Po e vëmë në provë,

Partia Demokratike beson se SPAK nuk e kaluar testin deri tani, por kërkon ta vendosë në provë me një nga amendamentet kryesore të propozuara sot nga selia blu, atë të vettingut të politikanëve. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku deklaroi sot në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se PD ka pritshmëri nga SPAK pasi deri më tani ka dërguar disa dosje, por shtoi se qeveria ka futur duart në xhepat e drejtësisë.

“Për ne është e rëndësishme. I kthehemi dhe njëherë objektivit tonë. Të treja kanë në fokus ndryshimin e një pushteti. Jo të gjitha palët janë dakord për luftë kundër korrupsionit dhe elementëve kriminalë. Edi Rama u ka ofruar një strehë dhe mbrojtje politike. Duhet të themi atë që është e vërteta dhe e drejta. Procesi i vettingut ka zgjatur pafundësisht. Unë besoj se kemi përgjegjësi për vettingun. U votuan ndryshimet kushtetuese dhe ne e paralajmëruam që vettingu do të shkojë në këtë mënyrë. Vettingu ka zgjatur pafund.

Besoj që sytë i kemi te qeveria. Te ata që kanë në dorë zbatimin. Për ne procesi i vettingut ka pasur ndërhyrje politike. Kemi thënë që është e nevojshme të bëhet një parashikim. SPAK-un e kemi vënë në provë. I kemi thënë të hetojë njerëzit me pushtet. Deri tani SPAK nuk i kaluar provat. Ka qenë me vonesë. Ne duam ta vendosim në provë. Ky është një proces mbi të cilin kemi folur me fakte. Kemi dërguar dosje. Nëse nuk do kishim besim nuk do kishim dërguar asnjë dosje. Sot ka një person që ka futur duart në xhepat e drejtësisë dhe ky është kryeministri. PD nuk ka asnjë grimcë pushteti. Jemi duke i thënë hajde na heto”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se reforma territoriale e miratuar nga maxhoranca ka dështuar, pasi sipas saj nuk ofron më shërbime për qytetarët. Tabaku deklaroi se me amendamentet e propozuara, PD i hap rrugë diskutimeve në parlament. Lidhur me kërkesën e PS për shtyrje të afatit të organeve të vettingut, ajo deklaroi se vetëm një pikë është mjaftueshme për ndryshimin e kushtetutës, duke shtuar se duhet një reformë e plotë.

“Sot u materializua propozimi për amendamentet kushtetuese. Prioriteti i parë dhe i vetëm për një parti në opozitë është fitimi i zgjedhjeve. Reforma territoriale ka dështuar. Nuk pres ta pranojë maxhoranca që ka dështuar. Reforma territoriale në vitin 2015 nga PD, nuk u mor pjesë që të mos kishim një hartë elektorale por të fokusoheshim te shërbimet e qytetarëve. PS shkoi në mënyrë të njëanshme.

Kemi një reformë territoriale që nuk ofron më shërbime për qytetarët. Sot i hapim rrugën diskutimeve në parlament. Kemi bërë një propozim që nuk ka pse të jetë final por ngre disa baza për diskutimin. Elementi i tretë, vettingu në politikë. E reja tani është që kushtetuta nuk mund të hapet sa herë do një forcë politike. Nuk mund të marrim një shtyrje të afatit të vettingut. Të hapim një diskutim të plotë për një reformë të plotë” deklaroi nënkryetarja e PD.