BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Tabaku: Qeveria la në rrugë bizneset, nga garancitë sovrane përfituan oligarkët, shkatërroi ekonominë me projektet PPP

Tabaku: Qeveria la në rrugë bizneset, nga garancitë sovrane

Partia Demokratike vazhdon të akuzojë qeverinë se po shkatërron ekonominë e vendit në kohë pandemie. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate publike tha dje se kryeministri Rama i ka braktisur bizneset në vend, pasi paketat dhe ndihmat ekonomike u dhanë vetëm për oligarkët dhe mbështetësit e kryeministrit. Sipas saj, qeveria mbylli vendin për të rrënuar bizneset dhe për t’i lënë sot të degraduar pa asnjë mbështetje. “Kryeministri në ikje e ka vënë çdo gjë të ekonomisë së vendit në funksion të një grushti oligarkësh. Ata përfitojnë gjithçka, ndërsa qytetarët dhe bizneset e tjera janë lanë të vetëm në përballjen me krizën ekonomike më të rëndë të 20 viteve të fundit. Pasi i izoloi dhe mbylli bizneset për tre muaj me radhë pa u dhënë as ndihmën e merituar, ndryshe nga vendet e rajonit, qeveria refuzon edhe sot e kësaj dite t’i mbështesë siç duhet financiarisht”, deklaroi ajo. Më tej Tabaku vuri në dukje se fondi për garancinë sovrane u është shpërndarë kompanive koncensionare dhe vetëm një përqindje e vogël ka shkuar për bizneset e ndershme në vend. Ajo theksoi faktin se qeveria la në harresë sektorët më të dëmtuar si turizmi dhe fasoneritë për të përfituar nga koncesionet. “Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive. Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që u detyruan të largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë”, u shpreh Tabaku. Sakaq ish-deputetja tha se në këto kushte dhe nga vjedhjet e bëra nga qeveria, ekonomia shqiptare po shkon drejtë rrënimit. Sipas saj borxhi publik është shumë më i lartë, ndërsa një numër i madh biznesesh po falimentojnë për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria. “Sot ekonomia shqiptare po përjeton një nga periudhat më të vështira të 20 viteve të fundit. Të ardhurat në buxhet mungojnë, borxhi është rritur, bizneset po falimentojnë masivisht dhe janë lënë jetimë nga qeveria. Atëherë kur duhet më shumë, qeveria zgjedh sërish të jetë me pakicën”, tha ajo.

Më të lexuarat