BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Tabaku: Shqipëria vendi më i korruptuar i Ballkanit Perëndimor, sistemi i taksave favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën, mungon meritokracia

Tabaku: Shqipëria vendi më i korruptuar i Ballkanit Perëndimor,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur ditën e djeshme alarmin, ndërsa është shprehur se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit Perëndimor. Përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook”, zonja Tabaku shprehet se sistemi i taksave favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën. “Çfarë mund të bëjë një shtresë e mesme sot? Mund të blejë një shtëpi pa pasur një normë të lartë interesi mbi kokë sepse çmimet e shtëpive kanë shkuar në qiell?! Jo! A ka një rrogë më të mirë dhe më shumë të ardhura se sa dje? Jo! Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon. A taksohet aftësia e tij më shumë se sa taksohen bizneset e oligarkëve? Po! Sot, shtresa e mesme taksohet me 23%. Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23% gjithashtu ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi. Sistemin e taksave që favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën. Vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor kurse shqiptarët janë të parët në Europë për shkak se mungon meritokracia dhe mobiliteti social”, shkruan ajo. Ndërkohë mënyrën se si mund të shpëtohet vendi, ligjvënësja Tabaku e arsyeton, duke renditur  tre nga pikat, të cilat i ka propozuar edhe në Parlamentar. Sipas saj, korrupsioni lulëzon sepse mungon meritokracia dhe mobiliteti social. “Si mund të shpëtojmë? Tre pikat e mia të propozuara që në nisje të sesionit parlamentar: Tregu i lirë përballë tregut të kapur dhe shtetit të kapur që prodhon një sistem të mbyllur; Lufta kundër korrupsionit përmes ligjeve dhe vullnetit politik që kjo qeveri nuk e ka; Mobiliteti social që arrihet përmes konkurrencës dhe jo oligarkisë. Ne mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes Lirisë së Tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit & taksave të ulëta”, nënvizoi deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Më të lexuarat