BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Politike

Tabaku sulmon qeverinë: Rama do ta rrisë çmimin e energjisë në 1 nëntor, po rëndohet shtresa e mesme, Shqipëria duhej të ishte lider në rajon

Tabaku sulmon qeverinë: Rama do ta rrisë çmimin e

N/kryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk e mirëpriti vendimin e qeverisë për të anuluar fashën 800 kWh. Nëpërmjet një videomesazhi, deputetja demokrate deklaroi se qeveria po rëndon ekonomikisht shtresën e mesme duke e detyruar të paguajë 4 herë më shtrenjtë energjinë së bashku me taksat e tjera. “Dorëheqja e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kWh për një muaj nuk është një nder i madh që i bëhet. Vendosja e kësaj fashe dhe aplikimi i saj ndoshta muajin tjetër, kjo është barra më e madhe për shtresën e mesme në Shqipëri. 100 mijë familje të cilët do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë, çmim më i lartë në mënyrë absolute në rajon, por njëkohësisht dhe në të gjithë vendet e Europës, krahasuar me pagën që kjo shtresë e mesme merr. Në qoftë se kësaj rritje të tarifës së energjisë elektrike i shtojmë tatimin mbi të ardhurat personalë 23%, rritjen e çmimit të karburantit, transportit publik, ushqimeve, çdo rritje tjetër, sot shtresa e mesme e Shqipërisë bëhet shtresa e mbitaksuar”, deklaroi Tabaku. Në vazhdim të mesazhit, eksponentja e PD paralajmëroi se pas 1 muaj qeveria do ta shtrenjtojë sërish energjinë. Tabaku e akuzoi qeverinë se ka dështuar me përmirësimin e infrastrukturës së prodhimit, furnizimit dhe eksportimit të energjisë duke mos realizuar TAP-in, TEC-in e Vlorës, etj. “Do e rrisi me 1 nëntor, po njësoj është. Çmimi i energjisë elektrike është fakt që po rritet! Unë besoj që sot ne duhet të ishim duke diskutuar për alternativa! Pse qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë investim për të lidhur TAP-in, një aset strategjik që ne kemi fatin dhe luksin që të kaloj në Shqipëri? Me tubacione, me portin e Vlorës ose dhe me TECin e Vlorës? Pse nuk është bërë asnjë investim për ta vendosur në punë TEC-in e Vlorës? Pse qeveria shqiptare në 8 vite dështoi që ta bëj Shqipërinë të aftë që të tërheq investime të huaja në fushën e energjisë elektrike dhe për të shfrytëzuar më mirë atë që na ka falur Zoti, ato burime që Shqipëria i ka dhe që duhej të ishte lider në rajon. Shqipëria i ka mundësit, buxheti i shtetit i ka mundësitë. Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100 mijë familjeve të mesme shqiptare!”, përfundoi mesazhin e saj Jorida Tabaku.