BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”, Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e fortë për Ramën: Mendon se mund të marrë mandatin e tretë me “Mamicat” që ka rreshtuar si ministre, por...

“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”, Kreshnik

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur gabimet që ka bërë kryeministri Rama, sipas tij, ndër vite dhe që do t’i kushtojnë shumë.

Spahiu shkruan se Rama duke dashur t’i mbajë të gjitha rolet vet dhe ta përqendrojë pushtetin vetëm në dorën e tij, sot ka mbetur pa pasagjerë në autobusin që ai drejton vet.

Postimi i plotë:

“Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

Nga Kreshnik Spahiu*

7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 parti në koalicion.

E vetmja parti që e refuzoi koalicionin ishte Aleanca Kuqezi dhe garoj e vetme.

42 parti të tjera hyn pa kushte nën premtimin që: “kockat” do ndahen mbrapa.

Nëse ju kujtohet viti 2013 të gjitha mediat dhe analistët ishin pro Edi Ramës, aq sa në fushtë elektorale mu mbyll çdo ekran sepse isha i vetmi që flisja kundër tij.

Sot, panorama ka ndryshuar.

Të gjitha partitë janë larguar nga Rilindja dhe 90% e analistëve flasin kundër tij.

Arsyeja është e thjeshtë.

Edi Rama e mbajti tepsinë për vete dhe nuk ndau kocka.

Edi Rama shpiku sloganin “timoni” mbahet nga një shofer, por në fund autobusi po i ngel pa pasagjer.

Edi Rama 7 vjet e mbajti tepsin për vete duke demostruar një “tafma” të paparë.

Një djalë i rritur mes Tiranës nga dy prindër intelektual, pritej të ndryshonte shumë nga qeverisja e Berishës.

Si djalë Tirane, kryeqyteti i besoj 4 mandate si kryetar Bashkie pavarësisht se të fundit ja vodhën, dhe mbi këtë logjikë i besuan 1 milion vota si kryeministër.

Sot djali i Tironës, është rrethuar nga injorantë, provincial, mediokër dhe disa kuçka mediatike që zhgarravisin ekranet ashtu si fytyrën e tyre.

Edi Rama ka dal të kërkoj mandatin e 3 si kryeministër dhe sërish kërkon të qeverisi i vetëm.

Aq shumë e ka centralizuar pushtetin sa ka marr 100 role mbi vehte:

Ai është prokuror kur flitet për Vetingun.

Ai është inxhinier kur flitet për tërmetin.

Ai është mjek kur flitet për Pandeminë.

Ai është polic kur flitet për karantinën.

Komedia është që ai s’ka as formimin e duhur arsimor si kryeministër. Ai nuk është as jurist, as ekonomist, as inxhinier, as mjek. Thjesht ka mbaruar një shkollë 3 vjeçare pikturash arti.

Do thoni ju, që ke harruar të thuash që ka vjedhur shumë.

Ka vjedhur aq shumë sa dhe 3 “opozitarët” e tij miliarder.

Kush më shumë dhe kush më pak, ata kanë vjedhur njësoj, por ky popull nuk voton ndershmërinë aspak. Shqiptarët kanë 30 vjet që duartrokasin hajdutët.

Thjesht Edi Rama do rrëzohet se është kundër të gjithve.

Dikur Mustafa Nano e qujati koalicionin RILINDA me 42 parti ai “Aleanca Qelbësirave” si domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën.

Këto 42 “qelbësira” i gënjeu dhe nuk u dha kocka por sot ato janë rreshtuar me Partinë Demokratike dhe kundër tij.

Ai vazhdon të mendoj që askush nuk vlen, dhe pas mandatit dytë të “Skënderbeut”, mund marri mandatin e tretë me “Mamicat” që ka rreshtuar si ministre.

Elisat, Belindat, Besicat dhe gjithë fyçkat që ka rreshtuar në krah ky çuni i Tironës nuk mund prodhojnë mandatin e tretë si kryeministër.

Të gjithë janë të uritur për bukë, kocka dhe pak pushtet.

Nëse nuk është ngopur ende dhe tepsia nuk i mjaftoj i vetëm këto 7 vite, atëhere do i kujtoja atë çfarë thonë tironcit, ku Edi Rama u lind dhe u rrit:

“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”

Më të lexuarat