Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tahiri del "bllof" teksa pyetet për Klement Balilin, ja si u shmanget përgjigjeve

Tahiri del "bllof" teksa pyetet për Klement Balilin, ja si u shmanget përgjigjeve

Postuar: 19/05/2016 - 22:30

Ministri Tahiri është pyetur edhe për të përfolurin e ditëve të fundit, "Escobarin e Ballkanit", Klement Balilin. Por, teksa u është shmangur shumë pyetjeve të Fevziut, këtu ministri duket se ka ngecur fare. 
 
Kur Blendi Fevziu filloi serinë e pyetjeve për Eskobarin e Ballkanit, Klement Balili: A e dinit që ai shishte dosje të pa pastër kriminale ka qenë pyetja e gazetarit? "Jo" i tha Tahiri.
 
Po ai ka qenë i arrestuar më parë për trafik?
 
Tahiri: Po këtë e kishim si të dhënë.
 
Fevziu: Po atëhere pse morri një post të lartë në administratën shtetërore.
 
Këtu ministri ka bërë një ndërhyrje të gjatë për të shpjeguar ligjin e dekriminalizimit duke iu shmangur pyetjes.
 
Gjithashtu, Tahiri nuk ka mundur të përgjigjet as për përgënjeshtrimin e CNN grek se policët shqiptarë qenë të trembur kur morrën vesh se bëhet fjalë për Klement Balilin pasi ai ka lidhje të forta politike.
 
Ai u mundua të sqarojë se policia nuk e dekonspiroi aksionin e grekëve dhe amerikanëve si provë se policia është e papërfshirë.
 
Por ndërhyrjen e Fevziut: "Po atëhere si iu iku"? Tahiri bëri sikur nuk e dëgjoi me siguri se nuk kishte seç të thoshte.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2017 - 22:54

Ka rinisur seanca e jashtëzakonshme e kuvendit. Miratohen emrat e 3 anëtarëve të opozitës në komisionet e vettingut për verifikimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ata janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu

Postuar: 22/05/2017 - 22:48

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme të sesionit të jashtëzakonshëm plenar kanë votuar ndryshimet në kabinetin qeveritar pas marrëveshjes Rama-Basha.

Postuar: 22/05/2017 - 22:46

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi u shpreh kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.

Postuar: 22/05/2017 - 22:30

Kreu i Partisë Libra ka shpërthyer gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të jashtëzakonshme, kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun

Postuar: 22/05/2017 - 22:13

Kreu i Partisë Libra ka shpërthyer gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të jashtëzakonshme, kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun

Postuar: 22/05/2017 - 22:12

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka marrë fjalën mbrëmjen e sotme në Kuvend ku i tërhoqi vëmendjen kryeministrit Rama për veshjen, e cila sipas tij thyen etikën.

Postuar: 22/05/2017 - 22:05

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka bërë të ditura synimet e tij se sa deputetë pretendon që të marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit.