Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Tahiri do dënohet vetëm si ‘kokë turku’ nga ana e Edi Ramës për negociatat me BE-në?”/ Ish ministri deklaratë të fortë: Kjo është loja e kryeministrit

Postuar: 12/09/2019 - 15:58

Ish-ministri Flamur Noka ka qenë i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” ku ka folur për situatën politike dhe qëndrimet e opozitës. Noka foli dhe për gjyqin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Çështja Tahiri, më 19 shtator Gjykata do të shprehet për ish-ministrin. A do dënohet Saimir Tahiri sipas jush?

Nguti në këtë periudhë për të proklamuar si një dënim të Saimir Tahirit është një lojë që Edi Rama po bën me faktorin ndërkombëtar në prag të marrjes së vendimit për negociatat. Sigurisht Saimir Tahiri është përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë dhe për institucionalizimin e një ekonomia kriminale të drogës në vend. Është përgjegjës për qindra të vrarë nga pazaret e drogës apo nga problemet me drogën. Është përgjegjës për inkriminimin që i bëri Policisë së Shtetit dhe një pjesë të administratës. Por mbi të gjitha në këtë vend ka një kryepërgjegjës që është bashkëfajtor po sa Saimiri dhe pak më shumë dhe ky është Edi Rama. Saimir Tahiri meriton dhe ka merituar të përballet me drejtësinë për të gjitha këto krime që i ka shkaktuar këtij vendi. Por më shumë se ai përgjegjësinë e ka Edi Rama, kapoja i krimit të organizuar në Shqipëri sepse Saimiri ishte thjesht një ndërlidhës, mes Edi Ramës dhe krimit të organizuar. E tha dhe vetë Saimir Tahiri këtë që po them unë. Ne e kemi thënë prej kohësh, opozita, me fakte dhe prova dhe tashmë ka filluar të belbëzojë edhe Saimiri, pasi e sheh veten të lëshuar apo të braktisur.

Pra ju thoni që do dënohet vetëm si ‘kokë turku’ nga ana e Edi Ramës për negociatat me BE-në?

Saimir Tahirin po përpiqet Rama t’ia servirë BE-së si kokë turku për negociatat. Pastaj problemet e Saimir Tahirit me drejtësinë janë të qarta dhe dihen botërisht…  Saimir Tahiri dhe Edi Rama janë bashkë dhe të pandarë në përgjegjësitë ndaj këtij vendi për kanabizimin, për kriminalizimin dhe për shkatërrimin e këtij vendi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj