BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Politike

“Takati i Shqipërisë është shumë i vogël për të përballuar tensione të tilla”/ Shpëtim Nazarko zbardh të pathënat për protestën e 6 Dhjetorit: Midis qesharakes dhe tragjikes ka një diferencë të madhe...

“Takati i Shqipërisë është shumë i vogël

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me samitin e 6 dhjetorit dhe protestën të cilat do të mbahen në të njëjtën ditë.

Ai tha se të protestosh është një e drejtë themelore, por theksoi se duke u nisur nga situata duhet pasur kujdes që ajo të mos përdoret nga faktorë të jashtëm.

"Nga pikëpamja e përgjithshme zhvillimi i protestës është fare normale. Samiti është i rëndësishëm, por zhvillimi i protestës është e drejtë themelore por ne që nuk jemi mësuar me dasma të mëdha na duket e frikshme. Por problemi është se në situatën ku jemi tani opozita dhe qeveria nuk është në gjende të garantojë turbullira dhe një politikan i tipit Berisha dhe ata rrotull tij duhet të kenë parasysh që momentalisht në Ballkanin perëndimor zhvillohen të tilla aktivitete, ku përveç shefave të Evropës ka brenda dhe persona që ruajnë ata. Protesta mund të shfrytëzohet dhe nga faktorë të jashtëm, nuk ka garanci për këtë, por shumëfishon përgjegjësinë e personave që e kanë marrë përsipër për ta zhvilluar këtë. Policia në të tilla raste s’ka arsye për të provokuar sepse në të tilla aktivitet s’ka interes të provojë. Organizatorët kanë përgjegjësi më të madhe se sa vetë policia. Nga ana tjetër protesta është e drejtë dhe s’ka asnjë problem nëse bëhet samit apo diçka tjetër, por ky faktor është i rëndësishëm", u shpreh Nazarko.

Më tej ai shtoi se incidentet që mund të ndodhin në protestën e opozitës janë zarare të pakontrolluara për një vend si Shqipëria, ndërsa theksoi se përgjegjës për këtë më shumë sesa qeveria janë ata që e kanë organizuar protestën.

"Nuk kam ndërmend të gjykoj qëllimet e opozitës se sa arrin përmes protestës në çfarëdo forme prapë është e drejtë e saj, BE është mësuar me këto, por shqetësohem sespe takati i Shqipërisë është shumë i vogël për të përballuar tensione të tilla. Midis qesharakes dhe tragjikes ka një diferencë të madhe, prapë mendoj se Shqipëria s’ka takate të mëdha dhe pastaj nqs ndodh gjë, turpi bie mbi ata që e bëjnë protestën sepse është pa kuptim të thuash që na provokoi policia, s’mund t’ja hedhësh fajin qeverisë për elementë të tilla, por në të gjitha rastet fajin e mban ai që e bën këtë punë por s’do të jetë gjë e mirë për opinionin tonë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një aktivitet të rëndësishëm dhe për ne këto janë zarare përtej të kontrollueshmes", thekson analisti.