BREAKING NEWS

“Është koha për të qenë trima, është koha për të luftuar”, Yuri Kim paralajmëron ndryshimin e madh, ja çfarë thotë për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’

“Është koha për të qenë trima, është
x

Politike

Takimi ‘kokë më kokë’ me Arben Ahmetajn, ambasada e SHBA zbardh detajet dhe kërkesën e rëndësishme të Yuri Kim për ministrin

Takimi ‘kokë më kokë’ me Arben Ahmetajn, ambasada e

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn.

Pas këtij takimi, ambasada amerikane ka reaguar me një shënim në Facebook, ku jep detaje nga biseda e tyre ‘kokë më kokë’.

 “Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise“- shkruan Ambasada e SHBA.