Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Politike

Takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Ramush Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen dhe i dërgon një mesazh kryeministrit Hoti

Takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington,

Ramush Haradinaj ka njoftuar se do jetë i pranishëm në takimin e 2 shtatorit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj i bën thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

"E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Ëashington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit", shkruan Haradinaj.