BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Politike

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Projekt që na bën bashkë, e rëndësishme të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë kohë lufte dhe krizash

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Projekt që na bën

Dje është mbajtur në Pragë takimi i Komunitetit Politik, ku u diskutua për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes 5 folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti Zelenksy, kryeministrja britanike Truss, kryeministri Store dhe kryeministri Fiala. Rama mbajti fjalën nga ora 13.30-13.40. Gjatë ditës së sotme pati takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve. Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Komunitetin Politik Evropian u shpreh se ky është një moment kritik i cili e ka thelbin nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë vlerësoi komunitetin e politik evropian në aspektin e integrimit në BE.“Ideja është që jemi në një moment kritik, prej luftës në Rusi. Dhe ky është një moment mundësie gjithashtu. Për të pyetur veten nëse jemi gati për të bërë gjënë e duhur, jo prej frikës, por sepse është gjëja e duhur. Edhe pse ideja e Komunitetit Politik Evropian është e tre shekujve më parë, fakti që kjo ide është rikthyer sot në këtë tavolinë është e rëndësishme, pasi ne duhet të jemi të aftë për të qenë të gjithë bashkë, pavarësisht nëse jemi ose jo aktualisht pjesë e BE”, u shpreh Rama. Kryeministri u shpreh se nga agresioni rus mund të marrin mesazhin se Ballkani nuk mund të lihet vetëm njëlloj si në periudhën e pandemisë. Një tjetër problematikë që kreu i qeverisë ngriti në fjalën e tij ishte dhe largimi i të rinjve nga vendi i tyre nga bashkëpunimi i pakët me universitetet evropiane.“Edhe pse kam publikuar dje një editorial me Mark Rutte, ku sigurisht unë shpreha mbështetjen për këtë nismë, unë njëkohësisht dua të ndaj edhe frikën. Ballkani mund të lihet sërish vetëm, në çështjet e energjisë ku çmimet kanë prekur qiellin. Njëlloj siç u lamë vetëm në fushatën e vaksinimit gjatë pandemisë. Kam frike se të rinjtë tanë më të mirë, mund të largohen drejt universiteteve europiane për sa kohë universitetet tona në Ballkan nuk do jenë pjesë e bashkëpunimit dhe rrjetit evropian”, tha Rama. Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike

Më të lexuarat