Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi i papritur i Ramës me presidentin, reagon ashpër Partia Demokratike

Postuar: 18/07/2019 - 21:55

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin turk. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se Rama gjatë krizave vrapon në Lindje, duke e akuzuar se e ka futur vendin në një krizë të thellë të demokracisë drejt një despotizmi lindor dhe duke u larguar nga vlerat perëndimor.

Postimi i plotë:

Rama gjatë krizave vrapon në Lindje.
Rama e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë të demokracisë, drejt një despotizmi Lindor, duke u larguar çdo ditë me shpejtësi nga vlerat e mëdha Perëndimore.

Rajoni është në rrezik destabilizimi nga ideja e “shkëmbimit të territoreve”, që bazohet mbi ëndrrën e Serbisë së Madhe dhe që mbështetet nga treshja Vuçiç, Thaçi, Rama, si dhe nga ata Lindore, që duan ta mbajnë atë larg BE për interesa të tyre, diametralisht të kundërta me tonat.

Prandaj shqiptarët rrezikohen që në vend të integrimit, të largohen nga familja jonë europiane, për të ngelur peng të Lindjes.
E kemi provuar dy herë në histori këtë tragjedi, gjatë pushtimit otoman dhe gjatë atij komunist.
Fytyra jonë duhet të jetë e kthyer vetëm drejt Perëndimit, veçanërisht në momente të vështira historike si sot.
E ardhmja jone është veçse aty, hallet dhe problemet nqs duam t’i zgjidhim në përputhje me aspiratat tona të mëdha, duhet t’i diskutojmë vetëm aty.
Ndërmjetësimet e dobishme dhe të besueshme politike për ne mund të vijnë vetëm nga Perëndimi.
Perëndimi qartësisht e ka shprehur këtë vullnet, por që fatkeqësisht deri më sot kjo ka rënë në “veshin e shurdhër” të Ramës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:58

Pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç që tha për mediat serbe ka thënë se Masakra e Reçakut është mashtrim duke shtuar se do të përsërisë çdo ditë se ky është një krim i fabrikuar.

Postuar: 07/12/2019 - 23:09

Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare Ilir Kulla i ftuar në emisionin “

Postuar: 07/12/2019 - 20:22

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos shprehet se Shqipëria duhet të

Postuar: 07/12/2019 - 19:40

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hodhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Postuar: 07/12/2019 - 19:09

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit

Postuar: 07/12/2019 - 18:47

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “ Kjo Javë” u pyet për ftes

Postuar: 07/12/2019 - 18:39

Kryetarja e LSI, Monika Kyemadhi e ftuar në emisionin “Kjo Javë” tregoi si e përjetoi