Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi i presidentit me krerët e opozitës, LSI zbulon planin për zgjedhje të parakohshme: Ne jemi gati!

Postuar: 19/11/2019 - 23:15

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me krerët e opozitës joparlamentare, ka folur dhe për çështjen që po diskutohet për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Luan Rama, deklaroi në emisionin Opinion se Presidenti ka informuar palët me gjithë dokumentet, faktet dhe argumentet që ai ka jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti le ta themi se ka bërë presion pozitiv, për përfshirjen e opozitës në reformën zgjedhore, për të bërë të mundur reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ OHDIR-it dhe pas reformës zgjedhore të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha Rama.

Po ashtu ai theksoi se: “Opozita është e gatshme, të marrë pjesë në zgjedhje që të dielën më të parë të nëntorit”.

I pyetur drejtpërdrejt nëse duhet që Presidenti të shpërndajë Parlamentin, Luan Rama tha: “Këto janë çështje që i përkasin presidentit. Presidenti është duke ushtruar detyrën e vetë dhe po konteston gjithë ilegjitimitetin e këtij Parlamenti. Presidenti nuk e njeh atë parlament sepse nuk e lejon Kushtetuta. Shteti sot është i rënë, institucionet legjitime të këtij vendi dhe Kuvendi dhe qeveria janë në ilegjitimitet. I vetmi institucion sot në këtë vend është President. Kryeministri nuk është legjitim, sepse ka dalë nga vota e vjedhur. Aty është formësuar një Kuvend me vullnetin e grupeve kriminale, jo të votave të qytetarëve. Sot ne jemi përballë provave konkrete, vetë kuvendi sot nuk ka 140 deputetë”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 09:52

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi tha se ka shkuar në 13000 numri i njerëzve të strehuar në hotele, ndërsa njoftoi se pas Tiranës edhe Durrësi do të miratojë bonusin e qirasë për akomodimin e njerëzve në ambiente me qira

Postuar: 07/12/2019 - 09:29

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së sotme se është përgatitur një kërkesë për shtyrjen e

Postuar: 07/12/2019 - 09:25

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme dha porositë e radhës se si do

Postuar: 07/12/2019 - 09:20

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroritë e rretheve kanë gati dosjet që do të kalojnë te SPA

Postuar: 07/12/2019 - 09:16

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë sot se 15 Dhjetori është afati i fundit për strehimin

Postuar: 07/12/2019 - 09:10

Presidenti Ilir Meta ka nisur të tërhiqet nga skenarët bllokues të reformës në drejtësi.

Postuar: 07/12/2019 - 09:07

Kreu i qeverisë deklaroi se Komitetit Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta