BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

Takimi i Stoltenberg me Vuçiç dhe Kurtin, reagon Berisha: Një takim shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, rëndësie jetike angazhimi i NATO-s në rajon

Takimi i Stoltenberg me Vuçiç dhe Kurtin, reagon Berisha: Një

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me takimet që zhvilloi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Berisha shkroi se Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e NATO-s, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Një takim shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dashur miq,

Sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqendrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në kufi me Kosovën, dhe përpjekjeve të Putinit për nxitjen e një konflikti ne Ballkan. Të gjitha këto, duke përdorur si pretekst zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nga qeveria e Kosovës.

Takimet u zhvilluan në prag të takimit të vendosur për nesër midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se NATO është e gatshme dhe do të ndërhyjë për garantimin e stabilitetit të Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiç Sekretari i përgjithshëm i Nato-s theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kundërshtive midis palëve me dialog të lehtësuar nga BE dhe ndër të tjera deklaroi se:

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Ndërsa pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg insistoi për zgjidhjen me dialog të kundërshtive midis palëve dhe deklaroi:

”Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”.

Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.