BREAKING NEWS

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë
x
BREAKING NEWS

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/ Erion Braçe thirrje urgjente të gjithë shqiptarëve: Mos keni frikë! Çohuni!

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/  Erion
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave anti-Covid në Gjermani, mijëra njerëz zbarkojnë në rrugë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia (DETAJET)

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave
x
BREAKING NEWS

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna. Ja si paraqitet gjendja e djalit të vetëm të familjes që ka mbijetuar

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda
x
BREAKING NEWS

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në mes të rrugës, njoftohen me urgjencë forcat xheniere

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në
x
BREAKING NEWS

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një tjetër lëvizje

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një
x

Politike

Takimi ‘kokë më kokë’ Meta-Ruçi, Presidenca zbardh detajet çfarë u diskutua dhe u vendos: Ranë dakord për nisjen menjëherë të punës për…

Takimi ‘kokë më kokë’ Meta-Ruçi, Presidenca

Ditën e sotme, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidenti, Ilir Meta janë takuar në Presidencë.Me anë të një njoftimi presidenca bën me dise se çfarë u diskutua. Kreu i Shtetit, theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim.

Ne fund, Presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.

NJOFTIMI 

Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Presidenti Meta, theksoi edhe një herë se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj, vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE.

Kryetari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

Kryetari Ruçi, theksoi se, Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemtit të drejtësisë (KLGJ KLP), ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta dhe Kryetari Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.