BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

Takimi me ambasadoren e SHBA-së, Taulant Balla zbulon çfarë u diskutua: Rusia, sulm ndaj demokracisë!

Takimi me ambasadoren e SHBA-së, Taulant Balla zbulon çfarë u

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Tualant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Menjëherë pas takimit, Balla ka reaguar duke zbuluar se në fokus të takimit ishin bisedimet rreth forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike.

Më tej Balla ka prekur edhe çështjen e financimeve politike, ku shkruan se Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.

Postimi i plotë: 

“Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike.
Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese”, tha Balla.

Më të lexuarat