BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Politike

Reagon Presidenca pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Italisë dhe zbardh çfarë u diskutua: Nuk do t’i harrojmë…

Reagon Presidenca pas përfundimit të takimit me ambasadorin e

Presidenti Ilir Meta u takua sot me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar stafin mjekësor shqiptar në përballje me COVID-19.

Siç bëhet me dije në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca, pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, Presidenti Meta theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.

Kreu i Shtetit e falenderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.”

“Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.

Theksova se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.
Falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira.

Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE! ????????❤️????????”, shkruan Presidenti Meta në postimin në rrjetet sociale.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

meta italianet covid meta ital

Më të lexuarat