Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi në Lezhë, deputetja e PD-së i përgjigjet Ramës

Postuar: 08/11/2018 - 20:11

Deputetja e Partisë Demokratike, në qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ka reaguar në lidhje me takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me të rinjtë në qytetin e Lezhës.

Metaliaj e nis reagimin e saj duke thënë se Edi Rama është njeriu që ka poshtëruar më shumë se askush në histori Lezhën duke i vënë si deputet një trafikant të grave dhe vajzave, e më pas si drejtues de fakto të çdo zyre në këtë qytet, teksa duke ju referuar takimit që kreu i qeverisë zhvilloi sot, shkruan se për të rinjtë, të sjellë me hir dhe me pahir në takim, Edi Rama ka vetëm një ofertë që është emigrimi.

Postimi i plotë i deputetes së PD-së Lindita Metaliaj

Edi Rama eshte njeriu qe ka poshteruar me shume se askush ne histori Lezhen duke i vene si deputet nje trafikant te grave dhe vajzave ,e me pas si drejtues de fakto te cdo zyre ne kete qytet.

Vetem nje grusht banditesh dhe oligarkesh jane te lumtur me Edi Ramen, i cili ka parashikuar ne buxhetin 2019,100 milion euro per koncesionet.

Per te rinjte, te sjelle me hir dhe me pahir ne takim, Edi Rama ka vetem nje oferte: emigrimin.

Në 5 vjet, shqiptaret me Edi Ramen kane paguar 5 miliard taksa më shumë, por kanë më pak mundësi për punë, më pak fitime, më pak mbështetje me bursa, më pak investime, më pak siguri për të ardhmen.

Lezha do t’i tregoje perseri Edi Rames se ai bashke me kriminelet e tij, jane te pafuqishem per te nenshtruar shumicen e ndershme te lezhjaneve.

Lezha do te tregoje se eshte Lezha e lezhjaneve dhe jo Lezha e atyre qe e duan Lezhen ciflig per ta mjele permes personazheve qe vetem me Lezhen nuk i lidh asgje; asgje pervec oreksit per ta zhvatur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 15:00

Dy ditë më parë Ralf Gjoni në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto me mikun e tij të ngushtë, ashtu siç e ka cilësuar vetë ai. “Me mikun tim shumë të mirë John Grogan MP, Deputet Labu

Postuar: 25/03/2019 - 14:29

Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion

Postuar: 25/03/2019 - 14:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak minutash një foto me disa studentët ekselentë që janë

Postuar: 25/03/2019 - 14:14

Thellohet më tej skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare për dy vëllezërit indianë që janë shp

Postuar: 25/03/2019 - 13:55

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së

Postuar: 25/03/2019 - 13:45

Majlinda Bregu prej pak kohësh mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpun

Postuar: 25/03/2019 - 13:18

Pas Vlorës, sot kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka zbarkuar në qytetin e P